Morali në politikë, thonë, është armë e të dobtëve

Morali në politikë, thonë, është armë e të dobtëve

Gazment Bardhi Sali Berisha

Me rëndësi është ajo që ka ‘efekt elektoral’, jo ajo që ka moral.

Ajo që na shërben, jo ajo që duhet.

E nisën duke u mbështetur tek idealistët e mëdhenj dhe po e bitisin duke vënë në krye pragmatistët e vegjël.

E filluan si vizionarë dhe po e mbyllin si miopë.

Në fillim u ngritën mbi vlerat; me kalimin e kohës, mbi plehrat.

Politika i ka tharë shpirtërisht, duke i ushqyer vetëm instiktet e egos.

Kanë tradhëtuar aq shumë besimin e njerëzve saqë askush nuk i beson më.

Zihen ditën, puthen natën, por janë ‘gardianë’ të ndershmërisë kur bëhet fjalë për të tjerët.

Kanë ulur përdhe ndershmërinë, kanë ngritur në piedestal tradhëtinë.

Nuk kanë asnjë ndryshim nga kundërshtarët dhe populli ua ka vënë damkën: “Të gjithë janë njëlloj!”

Pushtetin e duan për të vjedhur, ndërsa opozitën për të bërë pazare.

Njerëzit e kanë më të lehtë të zgjedhin një hajdut që njohin dhe ‘të ngopur’, se sa disa hajdutë të panjohur dhe “të urritur”.

Prandaj populli nuk e do qeverinë, por nuk voton opozitën.

Njerëzit e shajnë mazhorancën, por e tallin minorancën.

Ndërkombëtarëve u tregojnë dhëmbët se kanë mbështetjen e popullit, popullin e shkelin me këmbë, sepse kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Politikën e përdorin si mburojë nga drejtësia, ndërsa drejtësisë i bëjnë presion si njerëz me imunitet nga politika.

Pazaret e tyre i quajnë marrëveshje, popullit i kërkojnë llogari për ‘thesin e miellit’ ditën e zgjedhjeve.

Akuzat e tyre ia lënë ‘arkeologëve’, atë që nuk rreshtohet krah tyre, e groposin në faje.

Nuk skuqen kur lëpijnë aty ku kanë pështyrë, nuk nxihen kur mohojnë në mbërmje ato që kanë thënë në mëngjes.

Akuzojnë njëri-tjetrin si vrasës, takohen si paqedashës.

Janë bërë gazi i botës. Janë të pabesueshëm, të pandershëm, të pasinqertë, të padrejtë.

Kanë mendësinë e hajnisë, të përfitimit, të abuzimit me besimin.

U lëpihen votuesve nëpër fushata, i nxjerrin gjuhën pjesën tjetër të vitit.

Ky vend është i destinuar të vijojë në të njëjtën tollovi, ndërsa njerëzit të mos shohin kurrfarë shprese.

Sepse shpresën e kanë vrarë këta, që kanë tridhjetë vjet që kanë institucionalizuar kurvërinë politike sipas parimit në politikë nuk ka moral dhe morali në të është armë e të dobtëve.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë