Deklarata nga Divjaka e kreut të PD-së, Lulzim Basha se do ta anulojë moratoriumin e gjuetisë sapo të vijë në pushtet ka krijuar reagime nga qytetarë por edhe nga institucionet.
Për Klodiana Marikajn, Drejtore e Biodiversitetit në Ministrinë e Mjedisit, moratoriumi i deritanishëm përveçse rritur ndjeshëm ndërgjegjësimin e njerëzve ka bërë të mundur shtimin e popullatës së faunës në vend, sidomos shpendëve të rrezikuar.
"Situata është përmirësuar ndjeshëm. Sa i përket mos zgjatjes së moratoriumit çështje është në diskutim. Do kemi një takim me grupet e interesit për të diskutuar nëse moratoriumi do ndërpritet apo do vazhdojë. Nëse do shfuqizohet do duhet të përcaktohet qartë, duhet një strategji, për zonat e gjuetise dhe koha, kuotat për të qenë e lejuar", tha Marikaj.
Teksa u shpreh se kjo masë pavarësisht se ishte drastike ka siguruar një situatë qetësie, specialistja e Ministrisë së Mjedisit bëri me dije se iu vu një pengesë edhe gjuetarëve të huaj që vinin në mënyrë klandestinë dhe bënin gjueti të paligjshme.
Në vitin 2016 janë bërë inspektime dhe janë vendosur gjoba. Monitorimi i zbatimit ka qenë një proces i vazhdueshëm. Vrasja e kafshëve të rrezikuara janë edhe në Kodin Penal, gjë që e lufton edhe më shumë abuzimin. Nëse tërhiqemi nga moratoriumi duhet të ketë ligj për gjuetinë në radhë të parë që t'i përcaktojë qartë të gjitha standardet dhe detajet se si bëhet gjuetia. I gjithë ky diskutim do të shoqërohet edhe më nje ligj", tha Klodiana Marikaj.
Kujtojmë se nga Divjaka, Kreu i PD-së, Lulzim Basha pak ditë më parë tha se sapo të vijë në pushtet do të anulojë moratoriumin e gjuetisë.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
55.8%
-
Jo
38.1%
-
Jam i/e dyzuar
6.1%
Vota total: 1394
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ermal Peçi: Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
11 Shkurt, 15:42
-
Konferenca e ministrit Jaupaj me gazetarë të përzgjedhur, Safe Journalists Albania: Cënon parimin e aksesit të barabartë në informacion, shmang llogaridhënien
10 Shkurt, 15:48
-
Ministri Jaupaj mban konferencë me gazetarë të përzgjedhur nga ai, AGSH: Antidemokratike dhe e papranueshme! Cenohet transparenca institucionale
10 Shkurt, 14:31
-
'Opozita të paraqesë alternativën e saj për ‘Territorialen', Meta kundër bojkotit: Mos bëni të njëjtin gabim si Basha
7 Shkurt, 16:06
-
Berisha konfirmon vijimin e hetimit pasuror për Flamur Nokën: E kontrolluan edhe për ‘Range Rover’-in që i la Basha (VIDEO)
6 Shkurt, 15:02
-
Korreshi për Report TV: Vetëm një budalla do të bojkotonte Reformën Territoriale!
4 Shkurt, 17:51
-
Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale
2 Shkurt, 07:11
-
Iu ndërpre fjala në Strasburg, Berisha mashtron veten: E dija që do të ndodhte... mua më interesonte kamera dhe kërkova qeveri teknike (por s’u dëgjua)
31 Janar, 14:40
-
KQZ ndan fondet për 2026-tën/ 3.6 mln euro për 17 parti politike, Berisha 'u dhuron' para nga shteti 10 aleatëve! Përfitojnë dhe 6 parti pa deputetë
30 Janar, 13:39
-
Adriatik Doçi: Shtatë betejat e fituara nga Berisha gjatë 13 viteve të revolucionit paqësor
27 Janar, 08:02
-
21 Janari drejt gjykimit?! Avokati Fran Dashi për Report TV: Është çështje javësh, serverat e Kryeministrisë janë rikuperuar!
21 Janar, 17:54
-
Masakra e 21 janarit, xhaxhai i Aleks Nikës për Report Tv: Organizata kriminale e Berishës urdhëroi vrasjet dhe masakroi provat, s’ka drejtësi pa ndëshkimin e fajtorëve (VIDEO)
21 Janar, 12:14
Moratoriumin e gjuetise jo vetem t'a mbani,por dhe t'a ashpersoni,se dhe keshtu si eshte ka shkelje.
Përgjigjuduhet te shtohen siperfaqet e mbjella me kanabis neper pyje , dhe njekohesisht duhet te rritet kriminaliteti ne rruge dhe kudo ..vetem moratoriumin e gjuetise mos e hapni o plera .
Kafshet jane te pafajshme! Vendosni gjuetine e njerezve!
Përgjigju