Deklarata nga Divjaka e kreut të PD-së, Lulzim Basha se do ta anulojë moratoriumin e gjuetisë sapo të vijë në pushtet ka krijuar reagime nga qytetarë por edhe nga institucionet.
Për Klodiana Marikajn, Drejtore e Biodiversitetit në Ministrinë e Mjedisit, moratoriumi i deritanishëm përveçse rritur ndjeshëm ndërgjegjësimin e njerëzve ka bërë të mundur shtimin e popullatës së faunës në vend, sidomos shpendëve të rrezikuar.
"Situata është përmirësuar ndjeshëm. Sa i përket mos zgjatjes së moratoriumit çështje është në diskutim. Do kemi një takim me grupet e interesit për të diskutuar nëse moratoriumi do ndërpritet apo do vazhdojë. Nëse do shfuqizohet do duhet të përcaktohet qartë, duhet një strategji, për zonat e gjuetise dhe koha, kuotat për të qenë e lejuar", tha Marikaj.
Teksa u shpreh se kjo masë pavarësisht se ishte drastike ka siguruar një situatë qetësie, specialistja e Ministrisë së Mjedisit bëri me dije se iu vu një pengesë edhe gjuetarëve të huaj që vinin në mënyrë klandestinë dhe bënin gjueti të paligjshme.
Në vitin 2016 janë bërë inspektime dhe janë vendosur gjoba. Monitorimi i zbatimit ka qenë një proces i vazhdueshëm. Vrasja e kafshëve të rrezikuara janë edhe në Kodin Penal, gjë që e lufton edhe më shumë abuzimin. Nëse tërhiqemi nga moratoriumi duhet të ketë ligj për gjuetinë në radhë të parë që t'i përcaktojë qartë të gjitha standardet dhe detajet se si bëhet gjuetia. I gjithë ky diskutim do të shoqërohet edhe më nje ligj", tha Klodiana Marikaj.
Kujtojmë se nga Divjaka, Kreu i PD-së, Lulzim Basha pak ditë më parë tha se sapo të vijë në pushtet do të anulojë moratoriumin e gjuetisë.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si e menaxhoi qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
52.8%
-
Keq
35.3%
-
Nuk e di
11.9%
Vota total: 776
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krimi shtetëror i 21 janarit, Braho për Report TV: Serverat nuk janë fshirë, i rikuperuan amerikanët, brenda 3 muajve Berisha në burg!
7 Janar, 16:29
-
Shpallen 'Personazhet e vitit 2025' për Mallakastrën, ministri Sofjan Jaupaj në krye të figurave të nderuara
25 Dhjetor 2025, 22:39
-
Krimet mjedisore/ Ministrat Lamallari e Jaupaj në tryezë për Kodin e ri Penal: Nuk synojmë vetëm ndëshkimin, por parandalimin
17 Dhjetor 2025, 17:33
-
Krimi shtetëror i 21 janarit, SPAK merr në pyetje nesër ish-presidentin Ilir Meta
17 Dhjetor 2025, 13:32
-
Taksa e mbetjeve për familjet dhe bizneset sipas parimit “Paguaj sipas hedhjes”
16 Dhjetor 2025, 15:51
-
Landfilli i Maliqit siguron menaxhimin e mbetjeve për 20 vjet
13 Dhjetor 2025, 16:40
-
11 dhjetori, jo vetëm datëlindje! PD feston edhe ‘Rithemelimin’! Berisha ia mori me luftë partinë Bashës, e çoi në humbjen më të thellë më 11 maj
11 Dhjetor 2025, 16:10
-
Krimi shtetëror i 21 janarit/ ‘Repolitix’ zbardh librin e Bamir Topit për takimin me Bashën: Në emër të Berishës, kërkoi tërheqjen e urdhërarresteve për Gardën
9 Dhjetor 2025, 22:45
-
Ylli Pata: Pse hetimi i 21 janarit është katalizatori real i ndryshimit në opozitë?
9 Dhjetor 2025, 19:36
-
Krimi shtetëror i 21 janarit, ish-presidenti Bamir Topi pyetet një orë e gjysmë në SPAK: Çështje në hetim (VIDEO)
9 Dhjetor 2025, 09:54
-
Ndryshimet klimatike/ Shqipëria mund të humbasë 7% të PBB-së, në 1 dekadë duhen 9.8 mld $ investime! Bujqësia e turizmi, më të rrezikuarit
2 Dhjetor 2025, 15:34
-
SPAK intensifikon hetimet për Flamur Nokën, administron dosjen e ndarjes së banesave të shtetit për familjarët e tij në Sarandë, skema që përdori
29 Nëntor 2025, 10:29
Moratoriumin e gjuetise jo vetem t'a mbani,por dhe t'a ashpersoni,se dhe keshtu si eshte ka shkelje.
Përgjigjuduhet te shtohen siperfaqet e mbjella me kanabis neper pyje , dhe njekohesisht duhet te rritet kriminaliteti ne rruge dhe kudo ..vetem moratoriumin e gjuetise mos e hapni o plera .
Kafshet jane te pafajshme! Vendosni gjuetine e njerezve!
Përgjigju