'More goditje dhe dole zbuluar', Rama replikon me qytetarin për shkarkimin e Metës: Gjykata Kushtetuese nuk varet nga qeveria

'More goditje dhe dole zbuluar', Rama replikon me qytetarin për shkarkimin e Metës: Gjykata Kushtetuese nuk varet nga qeveria

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka replikuar në rrjete sociale me komentuesin në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Presidentin Ilir Meta. Qytetari i thotë Ramës se nuk i ka vlerë fjala me goditjen që mori nga Gjykata Kushtetuese ndërsa shton se kryeministri s’e ka problem të dalë zbuluar.

Në përgjigje ndaj tij, kryeministri shprehet se nuk e kupton mirë se për çfarë dalje zbuluar e ka fjalën, duke i thënë se 'Kushtetuesja' doli kundër vendimit të qeverisë për të shkarkuar Presidentin. Sakaq, Rama thekson se Gjykata Kushtetuese nuk varet nga qeveria.

Bajram Saraçi: Me goditjet që more nga Gjykata Kushtetuese sot nuk të ka asnjë vlerë fjala. Dikur të mbuluam me vota , po me sa duket , nuk e ke problem të dalësh i zbuluar. Asnjëherë nuk më ke zhgënjyet si sot. Dikur për të votuar ty, më thyen krahun. Të trokitëm ndonjëherë në derë. Fiasko.

Edi Rama: Gjykata Kushtetuese nuk varet nga qeveria i dashur Bajram dhe nuk e kuptoj për çfarë dalje zbuluar e ke fjalën, sepse faktikisht Gjykata Kushtetuese doli kundër vendimit tonë! Ah, nëse t’i ke menduar se unë duhet të kontrolloj edhe Gjykaten Kushtetuese atëherë ky nuk është faji im, sepse detyra ime është komplet tjetër dhe për sa kohë e kemi zgjedhur këtë sistem, duhet të pajtohemi edhe me faktin se pushtetet e pavarura mund të marrin vendime që nuk na pëlqejnë! Unë nuk dua t'i komentoj vendimet e gjykatave, sepse nuk më takon, por që të më thuhet se një vendim gjykate që bie ndesh komplet me qëndrimin tim qenka zhgënjim prej meje, kjo është absurde fare.

Kujtojmë se dy ditë më parë, Gjykata Kushtetuese mori një vendim, duke mos e shkarkuar Presidentin Meta. Ai do të vijojë të jetë president i vendit deri në përfundim të mandatit të tij më 24 korrik 2022. Gjykata Kushtuese ka vendosur dje që të mos pranojë kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e tij, duke thënë se Presidenti Ilir Meta nuk ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës dhe për këtë arsye nuk vendos për shkarkimin e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ppsh: 18/02/2022 19:56

    Ahere i bie qe dy komisione parlamentare ishin ngritur vetem per te hedhur balte mbi presidentin... po ato nga kush vareshin per te baltosur? Ti je bere si ai shoferi qe per te menjanuar nje grope kap dy me te medha se ajo qe menjanoi prandaj kot hidhesh si maçoku

    Përgjigju
  • martin: 18/02/2022 16:34

    ky 3sht kryeministri me karagjoz ne historine e shqiperise, kjo nuk varet nga mua, ajo nuk varet nga mua, ajo tjerra sesht kompetenca ime, ky esht nje plehre shekullore qe gjynah shqiptaret e shkrete ta ken ne koke, shqiperia e shkret te vjen gjynah kur e sheh ne keta kerrma qe e komandojn qe nga vitet 90

    Përgjigju
  • Sara: 18/02/2022 13:41

    Gjykata kushtetuese varet nga pazare qe beni ti,Meta,Berisha e Basha....tani e ka kuptuar dhe gomari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Fier/Përplasi për vdekje 61 vjeçaren, arrestohet autori! E la në mes të rrugës

Fier/Përplasi për vdekje 61 vjeçaren, arrestohet autori! E la në mes të rrugës