KORCE-Plot 63.4 milion lekë dëme në buxhetin e shtetit nga pushteti lokal në Devoll dhe Gjirokastër si dhe abuzime në vlerësim e ndarjen e pronave në qarkun e Korçës janë gjetjet e kontrollit të lartë të shtetit gjatë auditimit të njësive lokale.

Për dëmin ekonomik KLSH ka depozituar kallëzim penal në prokurori ku kërkon hetimin e zyrtarëve lokal dhe kthimin e shumës prej 63.4 milion lekë në buxhetin e shtetit.
Por për çfarë është shkaktuar ky dëm?

Sipas auditimit të KLSH rezulton se në bashkinë Devoll dhe njësit administrative të varura prej saj janë 58.9 milion lekë dëm ekonomik në periudhën 2013-2016.

Ky dëm sipas KLSH është shkaktuar nga 6 anëtarë të komisionit të ofertave për investime publike në rrugë të brendshme dhe infrastruktura e cila rezulton e pa kryer dhe e kryer në shkelje të ligjit dhe kontratave për të cilët janë dhënë paratë.

Ndërkohë 5.2 milion lekë dëme në buxhet janë shkaktuar në këshillin e qarkut gjirokastër ku 4 persona mes tyre 2 hartues projektesh 1 mbikqyrës punimesh dhe 1 administrator firme janë përgjegjës për investime jot ë rregullta në aksin rrugor Progonat-Tepelenë, Fshati i Vjetër dhe Hosi Zallit”.

Në qarkun e Kocës KLSH në përfundim të auditimit ka vlerësuar se komisioni i vlerësimit të titujve të pronësisë i përbërë nga 7 specialist në 37 raste ka shkelur ligjin duke lejuar që toka shtetërore të përfitohet padrejtësisht nga individë apo subjekte juridike.

(d.b/Shqiptarja.com)