Prokurori i Fierit i arrestuar dy ditë më parë për korrupsion, ka dalë sot para Gjykatës. Trupi gjykues ka dhënë masën “arrest me burg” për Petrit Vukajn, i akuzuar se mori 300 mijë lekë ryshfet për të ndikuar në uljen e dënimit të të arrestuarit Elton Xhemali, që akuzohet se ka shkaktuar aksident me pasojë vdekje.

Ndaj prokurorit Vukaj hetimet e Task-Forcës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda zgjatën 4 muaj. Veç tij të arrestuar për këtë çështje janë edhe oficeri i policisë dhe dy vëllezërit Xhemali.

Elton Xhemali u përfshi në një aksident ku humbi jetën ish-shefi i Rendit në policinë e Delvinës, Përparim Bizhga.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)