Mori 70 mijë eurot nga shitja e shtëpisë dhe u zhduk/ Në kërkim të 47-vjeçarit...mesazhi prekës i së bijës

Starton për të dytin vit radhazi në Report TV emisioni investigativ ’’Pa gjurmë’’ me historinë e një nënë të dhunuar, e cila ka mbetur krejt e vetme pas zhdukjes së bashkëshortit të saj më 9 qershor të këtij viti. Ana Saliu bashkëshortja e Agron Duriçit me dy vajzat e mitura nuk i ka pasur të lehta 18 vitet e bashkëjetesës me Agronin, i cili nuk pranoi të bënte kurrë celebrimin, por as t’u japë atësinë fëmijëve me frikën se do të merrnin pasurinë.

Drama e familjes të mbetur pa shtëpi dhe kërkesa për ndihmë
Kryefamiljari u mjaftua vetëm me një mesazh, për të njoftuar largimin e tij nga banesa, duke lënë vetëm gruan shtatzënë me dy vajzat, ndërsa një fëmijë i tretë është duke ardhur në jetë. Agron Duriçi, 47-vjeçari nga Tirana, shiti shtëpinë, dhe pasi mori 70 mijë eurot u largua duke lënë pas brengë në familje dhe varfëri. Teksa rrëfen historinë dhe dramën e familjes bashkëshortja Ana pohon se pasi mori paratë Agroni u tjetërsua shumë ndërsa kthehej vonë në familje duke dhunuar bashkëshorten.

Agron Duriçi

Largimi nga shtëpia i Agron Duriçit
Ai u largua më 9 qershor të këtij viti, kur atë mëngjes përcolli gruan dhe fëmijët duke u dhënë 100 euro, kur në mesditë i dërgoi një mesazh të shoqes, ku i sqaronte se ishte nisur drejt Malit të Zi, me qëllim punësimin atje. Agroni ka kaluar territorin shqiptar edhe një herë tjetër, me pretendimin se punonte me furgon dhe se ndodhej në Gjermani, largim që zgjati afro një vit pa komunikuar me familjarët, kur e shoqja kishte lindur edhe vajzën e dytë.

Largimin nga banesa e kanë përjetuar mjaft edhe vajzat e tij njëra 12 dhe tjertra 4 vjeçare, ndërsa gruaja është 3-muajshe shtatzënë. 12-vjeçareja, vajza më e madhe ka një kërkesë që shkon përtej moshës që ajo ka.

’’Kërkoj një shtëpi për familjen dhe atësinë. Nuk e dua babanë", tha vajza.

Mesa duket kësaj here 47-vjeçari e kishte planifikuar mirë largimin e tij, pasi kishte marrë me vete mjetet e identifikimit. Këto janë të paktat foto që shpëtuan pa u grisur nga Agroni, mesa duket për të zhdukur çdo gjë nga e shkuara e tij deri ditën e 9 qershorit, ditë në të cilën nuk u bë më i gjallë.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vina: 13/09/2019 22:02

    Zot. Mos paft hajer ishalla ai njeri pashpirt.. Zoti e lennt sakat there jeten te paralizuar.

    Përgjigju
  • ANA: 13/09/2019 10:27

    PASURIA ME E BUKUR ESHTE FEMIJET DHE FAMILJA O BOS LEKET DHE PRONAT VIJN E IKIN .ZOT I MADH NA BEJ TE VETEDISHEM PER VEPRIMET QE BEJME .

    Përgjigju
    • Ardjan: 29/09/2019 11:58

      Ai mos paft dit

    • Sali protopapa: 14/09/2019 23:43

      Amin e qeke e zgjut moj vajz mfal ndoshta mos keqkuptohemi po kjo tok ça nuk man

    • Landi: 14/09/2019 00:07

      Keti njeriu te poshter i therasin Uji Frankfurtit dhe me siguri do jete ne Frankfurte am Main Ri te nje Tregtar Makinash

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City