Mori pak vota, Ahmetaj për Berishën: E ka mbyllur ciklin në politikë, duhet të kishte ikur që në 2013! Dorëheqja e Topallit mesazh për Bashën që të largohet

Ndonëse ka qenë ndër themeluesit e PD, sot ish-kryeministri Sali Berisha nuk renditet te më të votuarit e kësaj partie, madje atë e kanë lënë në hije edhe figura shumë të reja që po futen në politikë. Kryetari i "Grupimit ‘90”, Bislim Ahmetaj duke folur për votat preferenciale të kandidatëve dhe renditjen e ish-kryeministrit Sali Berisha te më pak të votuarit në PD, në emisionin Repolitix në Report Tv tha se ai është një personalitet me cilkël të mbyllur në politikë dhe se sipas tij duhet të mos kishte kandiduar por të ishte tërhequr që në 2013.

“Berisha është një personalitet me cikël të mbyllur. Berisha duhet të kishtë ikur me koje qe ne 2013. Po të ishte tërhequr nga politika do mbetej një  njeri i paçmuar. Ai do ishte duke dhënë leskione si është zhvilluar demokracia në Shqipëri dhe jo të ishte në politikë. Nuk duhet të ishte fare kandidat”, tha Ahmetaj.

Në PD lista kryesohet nga kryetari Lulzim Basha, ndjekur nga Agron Shehaj dhe kreu FRPD-së Belind Këlliçi, ndërsa Berisha i cili është një nga figurat më të vjetra në politikë dhe themelues i kësaj partie është  ndër më pak  të votuarit me 6616 vota.

Largimi i Topallit nga Lëvizja për Ndryshim pasi dështoi në zgjedhje duke mos marrë asnjë mandat sipas ish prokurorit Shkëlqim Hajdari është për tu përshëndetur. “Topalli është për tu përshëndet. Politika është moral. Është për tu falenderur”, tha ai. Ndërsa sipas Bislim Ahmetajt tërheqja e Topallit është një mesazh për Bashën që të largohet. “Tërheqja e Topallit është një ftesë për bashën për ti thënë mos e merr në qafë shqipërinë”, tha Bislim Ahmetaj.

Lidhur me "luftën" që ka nisur nga një grupim brenda PD për largimin e Bashës, Hajdari e konsideron të drejtë.

“Basha në fjalimin ka qenë duke u menduar edhe telefonin e ka pasur plot telefonata gjatë asaj ore që pritshin të dalë. Sido të jetë puna me të mirat e të këqijat e veta por është lider. Ai su shpreh që unë si pranoj zgjedhjet por e la të hapur këtë histori. Procesi i Pd duhet të vazhdojë me logjike me durim, shprej shumë që njerëzit ta bëjnë këtë për Shqiëprinë dhe demokracinë. Të mos nxitohen këtë proces ta bëjnë avash avash. PD është aset i Shipërisë që ka sjellë demokracinë. Procesi për mendimin tim ka filluar mbarë. Ka një grup njerëzish të cilët me të drejtë kërkojnë thjesht dorëheqjen ne Bashës por të bëjnë analizë të thellë nëpër forumet e tyre”, tha Hajdari.

Edhe ish-kreu i KQZ Kristaq Kume thotë se rregulli është që kush lider humbet duhet të japë dorëheqjen.

“Humbësi te ne asnjëherë se ka prnauar humbjen. Dallimi a qenë në atë se kush ka ditrur më mirë dhe kush ka mundur të sjellë argumenta sa më shumë. Për mua ska rëndësi fare se çfarë do bëjë Basha. Ne jemi një vend shoqëri demokratike që skemi arritur akoma të kapërcejmë pragun. Ne jemi ende në kaos, shoqëri që zhvillohet në mënyrë kaotike. Rregulli është se kur një parti humbet lideri jep dorëheqjen”, shtoi Kume.

Situata brenda PD-së nuk është shumë e qetë që pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, që pasohet nga disa humbje të tjera të kësaj force politike nën drejtimin e Lulzim Bashës. Për këtë arsye, një pjesë e tyre kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës që e bëjnë përgjegjës kryesor për humbjen. Më herët, Edith Harxhi, Endira Bushati, Bujar Nishani, Ibsen Elezi, Bislim Ahmetaj, Arben Imami, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Pirro Ahmetaj dhe Endrit Hoxha përmes një deklarate shprehen se Lulzim Basha ka dëmtuar opozitarizmin në vend duke e lënë atë në dorën e Ramës. I pari që e kërkoi ishte anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, më pas ish presidenti Bujar Nishani dhe Arben Ristani duke u pasuar nga një numër shumë i madh demokratësh të tjerë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:03
Shkarkimi i presidentit, Hajdari-Ahmetaj: Nuk do ndodhë, fushata e Metës në dëm të partisë së vetë! Klosi: Nuk është i rrezikshëm

Ndërsa mazhoranca po paralajmëron shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ish-prokurori Shkëlqim Hajdari dhe kryetari i ‘Grupimit ‘90”, Bislim Ahmetaj thonë se një e tillë s’do të ndodhë por kjo do të mbete thjesht në kuadër të retorikës politike.

“Unë mendoj që Meta nuk do të shkarkohet. Shqipëria do shkojë deri në krijimin e qeverisë së re dhe qeveria e re do krijohet në shtator. Do kalojmë një verë të qetë”, tha Hajdari.

“Dhe unë e konsideroj një luftë politike mendoj se nuk do shkakrohet sdo merren fare me atë punë. Ky e ka humb rëndësinë mesazh iqë dha pas zgjedhjeve ishte mesazh presidenti ai ishte mesazhi që i dha mazhorancës ju në punën tuaj unë në korsinë time. Fushata e Metës ishte në dëm të partisë së vetë. Në thirrjet e veta ka qenë për mbrojtjen e votës si me qenë një nejri i pavarur, po gjuha ishte e paprnaueshme. Duke qenë se LSI është parti e tij aty u përkthy që shkoi në 4 vota. Më shumë ka dëmtur lsi dhe pozicionin e presidentit, ka humb shumë vlerë si institucion. Nga gjithë kjo gjuhë gjarpërishnj që ka ndodhur mes Ramën e metës ska ndodhur në botë”, tha Ahmetaj.

Nëse Basha nuk jep dorëheqjen, sipas Ahmetajt “do shuhet pluralizmi politik në Shqipëri do vazhdojë bashkëpunimi me Ramën”.

Për ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, presidenti Meta nuk është i rrezikshëm me aq kohë sa i ka mbetur.

“Kjo kohë që i ka mbetur ai sështë më i rrezikshëm”, tha Klosi.

Ora 22:10
Partitë e vogla morën pak vota, Hajdari: Basha bëri gabim, duhet t’i linte në fund të listës! Ahmetaj: Tregoi burrëri, i respektoi më shumë se ç'duhet

 

Ish prokurori Shkëlqim Hajdari Shkëlqim Hajdari kritikoi kreun e PD Lulzim Basha lidhur me renditjen në listë të krerëve të partive të vogla me të cilat kandidoi me një listë të përbashkët. Sipas Hajdarit, Basha duhet ti kishte renditur në fund të listës dhe kush të kishte marrë vota të hynte në parlament.

“Më shqetëson përqindja që kanë marrë partitë e vogla në koalicion me PD. Ky është një tmerr i vërtetë. Po marr guximin po bëj kritikën e parë për Bashën. Këto basha duhet i vinte në pjesën fundore të listës fituese që të merrnin votat me herës ose të shkonin në shtëpi. Ne mund të kishim dhe rezultat tjetër ose këtë rezultat. Por do ishte i drejtë. Nëse do merrnin këto vota të shkonin në shtëpi, ose të thyenin herësin.

Kurse Bislim Ahmetaj tha se renditja që u bëri aleatëve ishte një moment që tregoi se Basha ka burrëri, duke e ndjerë si një detyrim edhe për faktin se dogjën mandatet.

"Ky ka qenë një nga momentet që ka treguar se Basha ka burrni. Ai i ka respektuar më shumë seç duhet dhe ka lënë jashtë emra që mund të mblidhnin më shumë vota. Smund ta bëj me faj për shkak të njëlloj detyrimi që ikën në parlament në mënyrën më idjote”, tha Ahmetaj .

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë