Shtetasi serb, Vllado Staniç, u dënua me një vit burgim për pjesëmarrje në luftën e 2015-s në territorin e Ukrainës. Më 15 korrik të këtij viti, Staniç ishte arrestuar në Aeroportin e Beogradit “Nikolla Tesla”, dhe më pas ai pranoi para autoriteteve se kishte marrë pjesë në luftë.
Siç shpjegoi gjykatësja, më 9 shtator, Staniçit iu shqiptua dënimi minimal për akuzën për pjesëmarrje në luftë apo konflikt të armatosur në një shtet të huaj, për shkak se luftës iu bashkua si pjesë e një grupi. Koha e kaluar në paraburgim do t'i llogaritet në dënim.
Përveç dënimit me një vit burgim, Staniçit iu konfiskuan edhe dokumentet e udhëtimit. Ai është liruar nga burgu dhe do të ftohet që më vonë të vuajë dënimin. Avokatja e Staniçit, Katarina Ninkoviç, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se do të apelojë vendimin.
“Ne besojmë se këtu nuk ka ndonjë krim të vërtetë sepse në kohën kur u krye krimi, klienti im nuk e dinte se kjo ishte shkelje penale. Kjo pasi, vepra penale për pjesëmarrje në luftë apo konflikt të armatosur është futur në legjislacion më 2014. Ai e kreu krimin më 2015 gjashtë muaj pasi legjislacioni ishte prezantuar”, tha ajo.
Sipas aktakuzës, në mars të vitit 2015 Staniç në mënyrë vullnetare iu bashkua forcave pro-ruse në lindje të Ukrainës si pjesë e formacionit paramilitar të Regjimentit Hussar.
Sipas raportimeve, në një qytet në Donbas – që është nën kontrollin e forcave pro-ruse – ai kishte kontrolluar të gjithë makinat dhe pasagjerët që hynin në atë zonë. Ai ka shërbyer në një pikë kontrolli, duke mbajtur të veshur uniformën e të ashtuquajturës Republikë Popullore të Luhanskut dhe Donjeckut, u tha në aktakuzë./REL
D.GJ/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.8%
-
Të gabuar
54.8%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 146
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dy shqiptarë shpallen non-grata nga Serbia: Sulm i paprecedentë, s'na dhanë asnjë shpjegim! Hasani i kërkon llogari ambasadorit: Rishikoni vendimin
23 Janar, 18:50
-
Analiza/ Ja pse Trump mund ta godasë Putinin më fort se Biden
23 Janar, 17:51
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41
-
Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa ruse në Zaporizhia, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur, mes tyre një vajzë vetëm dy muajshe
23 Janar, 07:53
-
Serbia 'mobilizohet' për zgjedhjet në Kosovë
22 Janar, 22:25
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Arrestohet për pasurim të paligjshëm kryepsikiatri i ushtrisë së Ukrainës, kishte grumbulluar 1 milion $
22 Janar, 17:15
-
Zv.kryeministrja në Kiev: Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë
22 Janar, 13:42
-
Lajçak dhe presidenti Vuçiç në Davos, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
22 Janar, 09:20