Mira Murati 24 orë CEO e kompanisë Open AI që krijoi Chat GPT! Bordi emëron drejtorin e ri ekzekutiv pavarësisht presioneve për dorëheqje masive

Mira Murati 24 orë CEO e kompanisë Open AI që krijoi Chat GPT! Bordi emëron drejtorin e ri ekzekutiv pavarësisht presioneve për dorëheqje masive

Sam Altman dhe Mira Murati

Shkarkimi i CEO-s Sam Altman nga bordi i kompanisë Open AI që krijoi dhe Chat GPT ka shkaktuar kaos në kompani. Gati 500 punonjës të kompanisë kanë shkruar një letër ku kërkonin dorëheqjen e bordit, duke i akuzuar se rrezikojnë punën dhe misionin e kompanisë. Ata kërcënuan se do të jepnin dorëheqjen dhe do t'i bashkoheshin filialit të Microsoft, ku ndodhet dhe Altman nëse bordi nuk jep dorëheqjen dhe emëron drejtorët e rinj.

Mes tyre është dhe shqiptarja Mira Murati e cila u caktua nga bordi si shefja e përkohshme në kompaninë e inteligjencës artificiale “Open AI” deri në gjetjen e drejtorit të përhershëm.

Përmes një letre të hapur ata kërcënojnë se do të largohen nëse bordi nuk zëvendësohet.  Në letër bordi akuzohet për paaftësi dhe se me veprimet tyre kanë bërë të qartë se nuk janë në gjendje të mbikëqyrin OpenAI."

Murati dhe drejtues të tjerë kanë publikuar të njëjtin mesazh në  ‘X’ ku shkruhej: “Open AI nuk është asgjë pa njerëzit e saj”.

Gati 500 nga 770 punonjësit e OpenAI e nënshkruan letrën, sipas AFP.

Pavarësisht presionit bordi caktoi Emmet Shear ish CEO-n e Amazon në postin e Drejtuesit ekzekutiv të 'OpenAI'

Nga ana tjetër ish-shefi i Open AI, Sam Altman po i bashkohet kompanisë së Microsoft-it duke i dhënë fund aludimeve se mund të kthehet në kompaninë ku ishte drejtor ekzekutiv.

35-vjeçarja shqiptaro-amerikane nga Vlora emigroi në SHBA në moshën 16 vjeçare dhe deri tani ka punuar si menaxhere e lartë në prodhimin e  Model X në Tesla të Elon Musk midis 2013 dhe 2016. Gjithashtu ka udhëhequr zhvillimin e projekteve të prodhimit të automjeteve të Tesla Motors, duke përfshirë modelin X, si dhe nisma revolucionare të industrisë ajore. Ka mbikqyrur dhe skuadrat e inxhinierisë dhe prodhimit të Leap Motion.

Ajo iu bashkua OpenAI në vitin 2018 si Shefe e Teknologjisë në këtë kompani që ka krijuar modelin revolucionar ChatGPT dhe Dall-E. Për 5 vite ka qenë në skuadrën e lidershipit të kësaj kompanie.

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë