‘Leku e hedh ujin përpjetë’, zbardhen përgjimet e SPAK që çuan në ‘arrest shtëpie’ ish zv.ministren e Brendshme Rovena Voda! Mori ryshfet 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk

Zbulimin e korrupsionit nga ana e ish zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda, SPAK e ka zbuluar krejt rastësisht gjatë hetimit të një çështje tjetër. Nga përgjimet e SPAK, zbulohet se Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes. Marrja e eurove dhe të mira materiale janë filmuar, përgjuar dhe fotografuar nga SPAK, ndërsa ato janë marrë në momente të ndryshme dhe jo të gjitha njëherësh.

Hetimet për çështjen tjetër kanë nisur që në 2019, ndërsa SPAK zbuloi edhe marrjen e ryshfetit nga ana e ish zv.ministres Voda.

Sipas përgjimeve të SPAK, më 13 shkurt 2020 avokatja, Florida Beu dhe Rovena Voda zhvilluan një takim avokatja u kërkoi Vodës që ta favorizonte atë  për t’u punësuar në Ministrinë e Brendshme.

“Nuk të bëjë dot shefe, por mund të të fus specialiste diku”, mësohet t’i ketë thënë Voda. Më pas ajo ka telefonuar dikë në Departamentin e Administratës Publike, duke i thënë se do e rregulloj specialiste.

Më pas është futur në lojë avokatja nga Durrësi, Majlinda Hasani, e cila ka folur me Floridën dhe sipas SPAK, Beu i kanë dhënë shumën prej 1 mijë eurosh të futur në një zarf dhe 1 mijë euro të tjera më pas. Pas këtij momenti, Florida i thotë Majlindës se i ka ngelur mendja se mos duheshin më shumë para për t’i siguruar një vend të mirë pune.

Nga përgjimet e SPAK, dëgjohet se pas këtij momenti Majlinda të ketë thënë “se leku e hedh ujin përpjetë” dhe se “tani Rovena na përgjigjet menjëherë”.

Takimi tretë është filmuar dhe është zhvilluar në Portin e Durrësit, ku ka marrë si dhuratë edhe një arkë me peshk. Nga ana tjetër dyshohet sipas SPAK që Rovena ka marr dhe një aparat telefon.

Më 28 shkurt 2020, tre gratë janë takuar në Ministrinë e Brendshme dhe Florida Beu, ka aplikuar në 11 vende punë të hapura në këtë ministri. Sipas verifikimeve, Florida Beu, nuk u shpall fituese në asnjë nga vendet ku aplikoi.

Pjesë e përgjimeve të SPAK, është edhe një bisedë me Florida beut dhe nënës së saj, duke i thënën se “lekët që do i sjell Gerti dhe do i jap diçka asaj Rovenës që ta ndjej si detyrim”.

Këto ishin prova të mjaftueshme që SPAK të kërkojë “arrest shtëpie” për Rovena Vodën, Majlinda Hasanin dhe Florida Breun, të cilat akuzohen për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • peshku: 15/07/2021 16:28

    Ne fakt per mijra Euro qe ka marre s'ka shume rendesi. Keto jane gjera te vogla qe s'ja vlen barra qirane te merresh me to e te merzitesh, po te arrish qe te marresh rryshfet "NJE ARKE PLOT ME PESHK", ky eshte korrupsioni me i pashembellt e me i tmerreshem qe eshte pare e degjuar ndonjehere ne te gjithe BOten. Po edhe ata qe ja kane dhene, shume te pasur paskan qene. E si mund te japesh nje "ARKE PLOT ME PESHK", per nje vend pune te rendomte?!!.... Ketej nga jam une (ne Malte), peshku blihet me feta te holla (me grame) dhe hahet vetem per festa e zijafete. Eshte shume i shternjte ai...

    Përgjigju
  • Gazi: 14/07/2021 18:39

    Ate peshkun si duket e ka marre per Sander mafishen

    Përgjigju
  • Peshku ne det tigani ne zjarr: 14/07/2021 16:24

    Turp turp turp dhe kerkojme antaresimin ne BE Zv. ministrja qe e shet veten dhe poziten qe ka per nje arke peshku dhe nje celular.

    Përgjigju
  • Ana: 14/07/2021 15:50

    Ne shqiptaret jemi specie qe ka nevoje per studim te thelluar shkencor. Nuk ka model tjeter ne bote qe te ngjaje me modelin tone. Ne Shqiperi korrupsioni eshte sistem dhe nuk ka fuqi boterore te ndryshoje, Jo DEA, MOSAD, FBI, CIA te vije, por dhe Zoti te zbrese ne ate vend, do i pershtaten atij sistemi te kalbur qe ne gjeneze.

    Përgjigju
    • Loti: 14/07/2021 18:35

      Vertet qe jemi te vecante, por per korrupsjon u denua Helmut Khol ne Gjermani, Sarkozy ne France, po hetohet Tramp ne USA etj etj . Ne te vendeve te varfra shitemi per 2euro. eshte fatkeqesi e pabukesise.

  • TIKU: 14/07/2021 14:31

    QENKA SHIT LIRE, SE KETO ROVENAT JANE TE REZIKSHME. ROVENA GASHI MORI 16 APARTAMENTE 2 NJESI 96 HERE XHIRO ME LEKET E POPULLIT NEPER BOTE ME KARDINALIN LLALLA, DUKE U PALLUAR. BERI QEJF DHE U BE AVOKATE. PER NJE ARKE PESHK MOJ VODA. IKE KOT.

    Përgjigju
    • Rovi: 14/07/2021 18:02

      Ke tdrejt vlla Rovi i Llalles e shiste me shtrenjt se Rovi e Tahirit

  • Ali: 14/07/2021 14:25

    Turpi i dynjase ta mari vesh bota ca shtetare ka shqiperia. Mir qe spranoi dhe ndonje arke banane. Ptuu

    Përgjigju
  • Arber: 14/07/2021 13:52

    Turp e faqja e zeze .Zv/ministre ne Institucionin me te rendesishem ku zbatimi i ligjeve duhet te jete shembullor e frymezues per te gjithe ekzekutivin.Demi qe i ka sjelle imazhit te ketij institucioni eshte bare e rende qe duhet gjithashtu ndeshkuar rende ? Nuk mund te krahasohet kjo gryksja me ryshfetin e mjekeve qe fa fap arrest ne burg .Per kete pse arrest ne shtepi apo "su ben dora se eshte dora e tyre ".

    Përgjigju
  • Hasim: 14/07/2021 13:44

    Duhet te hetohen edhe rektoret e universiteteve, sidomos Durresit per shumat e parave qe marrin me thase.

    Përgjigju
  • Timi: 14/07/2021 12:29

    Nuk behet shteti me zorraxhinj e bark pa fryre. Zv ministre me arke peshku. Duhet proceduar kho dha ata qe e kane vene aty.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i PDK-së: BE obligim që të anëtarësojë Kosovën në Këshillin e Europës, do ishte një mësim për Serbinë

Deputeti i PDK-së: BE obligim që të anëtarësojë Kosovën në Këshillin e Europës, do ishte një mësim për Serbinë