Më datë 29.06.2017, Specialistët e Policisë Kufitare Morinë, bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi të shtetasit kosovar, dhe konkretisht Labinot Behluli, 32 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.
Sipas policisë, ky shtetas u kap në hyrje të SPK.Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoi shtetas “i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, nga autoritet Hungareze.
Gjykata Lokale e Szekesfehervar-Hungari me vendim Nr. 8, datë 05.05.2017 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për vjedhje të rënda, parashikuar nga neni 370 i K.Penal Hungarez.
Materialet do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com