Morinë/ Po vinte me 15 monedha floriri nga Prizreni drejt Shqipërisë, nën akuzë 56-vjeçari

Morinë/ Po vinte me 15 monedha floriri nga Prizreni drejt Shqipërisë, nën akuzë 56-vjeçari

Monedhat e floririt, të sekuestruara nga Policia në Morinë

Kukës- Tentoi të fuste në Shqipëri sende me vlerë pa i deklaruar nga pika kufitare e Morinës në Kukës, procedohet penalisht 56-vjeçari kosovar.        

Sekuestrohen monedhat e floririt në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Policisë Kufitare njoftuan sot (15 Tetor) se në bashkëpunim me autoritetet doganore, në hyrje të vendit, nga Kosova për në Shqipëri, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë mjetin "BMW", me drejtues shtetasin kosovar F. A., banues në Prizren.  

“Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur 15 monedha floriri, të cilat ai po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftimin zyrtar.             

Dosja për këtë rast i kaloi Prokurorisë vendore në gjendje të lirë, për veprën penale "mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës arreston një sirian të dyshuar për vrasje

Policia e Kosovës arreston një sirian të dyshuar për vrasje