Dy pronarë fiktivë që 12 vite më parë morën me letra false gjysmën e Spitalit të Traumës prej 25 mijë m2, u vunë në pranga nga Policia, së bashku me ndërtuesin Dritan Llanaj.

Arrestimi i Kadri Pazarit, Arben Cacit dhe Dritan Llanajt u bë me urdhër të prokurorit Ervin Karanxha i cili ka zbuluar gjatë hetimit edhe falsifikimin e letrave të pronësisë.

Sipas hetimeve, nga Pazari e Caci që morën tokën tek Spitali i Tarumës me letra fale, toka i është kaluar në vitin 2010 ndërtuesit Dritan Llanaj, i cili është shprehur se e ka blerë tek dy pronarët pa pasur dijeni për falsifikimin.

Në këtë pronë në perimetrin e Spitalit, Dritan Llanaj kishte planifikuar një ndërtim për të cilin tashmë është vendosur pezullimi. Por teksa projekti është pezulluar, Llanaj kishte lidhur kontrata shit-blerje me qytetarët për ndërtimet që do bëheshin në zonën e 25 mijë m2 të falsifikuara tek ish Spitali Ushtarak

Dritan Llanaj njihet si ndërtues që ka pasur probleme me ligjin edhe më herët në raport me mashtrimin e qytetarëve dhe pronat. Por ai ka fituar lirinë

 

Dritan Llanaj

Historia e falsifikimit

Një histori falsifikimi e nisur 12 vite më parë ka tjetërsuar pronësinë për gjysmën e Spitalit të Traumës në 25 mijë m2.

Prokuroria e Tiranës e cila ka nisur një hetim ka zbuluar se dy pronarë fiktiv Arben Caci dhe Kadri Pazari kanë tjetërsuar pronën duke pasur një vendim për kthim-kompensim prone.

Këtë vendim ata e kanë pasur prej vitit 2000, por në vitin 2007 ata kanë hequr fjalinë "të drejtën e parablerjes" me kushtin nëse do të privatizohej spitali asokohe ish ushtarak.

Trualli i përfituar me dokumente të falsifikuara në vitin 2007, tre vite më vonë, në 2010-ën, i ka kaluar ndërtuesit Dritan Llanaj, i cili pronarëve u ka dhënë në këmbim vetëm me 600 m2 në Yzberisht të Tiranës.

E pikërisht për këtë dokument zyrtar në pranga kanë rënë Caci, Pazari dhe Dritan Llanaj një ndërtues i njohur për precedentët e tij penal në lidhje me mashtrimin me pronat.

Trualli i përfituar me dokumente të falsifikuara në vitin 2007, tre vite më vonë, në 2010-ën, i ka kaluar ndërtuesit Dritan Llanaj, i cili pronarëve u ka dhënë në këmbim vetëm me 600 m2 në Yzberisht të Tiranës.

Hetimet e akuzës janë shtrirë edhe në zyrat shtetërore, ku rezulton se dokumentet e përfitimit të tokës me falsifikime kanë përfshirë dhe punonjës së Kthim Kompensimit, Hipotekave dhe zyrave noteriale.

Pritet që ditën e hënë në Prokurorinë e Tiranës të thirren një sërë zyrtarësh të cilët kanë firmosur ndër vite për këtë procedurë të tjetërsimit të pronës së spitalit më të rëndësishëm në vend.