Nisja e sesionit të ri parlamentar ka sjellë sërish batutat mes Kryeministrit Rama dhe Kujtim Gjuzit. Rama duke iu drejtuar atij si Naltmadhni, tha se të mos fluturojë me zarzavate e perime, pasi nuk ka asnjë marrëveshje për detin me Greqinë.
Këto batuta u bënë gjatë kohës që kryeministri po fliste, ndërkohë që Kujtim Gjuzi i ndërpriste fjalën nga vendi i tij në Kuvend.
"Naltmadhni unë nuk fus njeri në burg, partia nuk fut njerëz në burg, kur e bën këtë duhet të jesh ose mbret me potencë ose duhet të jesh në një parti-shtet. Unë nuk jam asnjëra. Kurse ti po, je mbret por ske potencë. Për sa kohë kemi tru-peshk që e hanë karremin tuaj dhe të Saliut e Lulit e Ilirit dhe Monikës që ka ardhur dita të mbrojmë detin. Fjala e kryeministrit të Greqisë për t'u shtrirë 12 milje nuk ka lidhje me Shqipërinë, që ta dini ju që e doni kaq shumë Shqipërinë që se dini sa kilometër katror ka në të vërtetë nuk ka hapësirë fizike aty ku gjendjet hapësira ndarëse mes Greqisë dhe Shqipërisë. Prandaj mos fluturoni me perime e zarzavate. S’ka marrëveshje me Greqinë, pasi nuk është kamion me 12 litra ujë dhe ka kaluar natën pa u marr vesh. Sa të jem unë në këtë detyrë harrojeni ", tha Rama.
Lajmi kryesor: