Nuk ka gjyqtarë, shtyhet sërish seanca në Apel për grupin e Shullazit

Nuk ka gjyqtarë, shtyhet sërish seanca në Apel për grupin e Shullazit

TIRANE-Shtyhet sërish për të disatën herë gjyqi kundër Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të tjerë të grupit të tij që gjykata e shkallës së parë i dënoi në total me 55 vite dhe tashmë cështja ndodhet në Apel. Edhe seancën e sotme shkak për shtyrjen ishte mungesa e gjyqtarëve.

Kryesuesja Albana Boksi njoftoi shtyrjen e seancës, si pasojë e mosformimit të trupës, pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor ende nuk është shprehur nëse Etleva Temo dhe Artur Kalaja që janë nga Apelet e rretheve mund të gjykojnë si anëtar të Gjykatës së posaçme të Apelit.

Prej më shumë se një viti procesi ka ngecur në Apel, ku Shullazi dhe grupi i tij apeluan vendimin e shkallës së parë. Emiljano Shullazi u dënua nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55 me për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës. Tashmë dosja ndodhet në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Roma me 'pesë yje', mposht 5-0 Parmën! Shkëlqen Dybala

VIDEO/ Roma me 'pesë yje', mposht 5-0 Parmën! Shkëlqen Dybala