Mos i hidhni lëkurat e frutave dhe perimeve, ja disa ide dekorimi për të servirur bukur pjatën tuaj

Interior Designer Anila Hetoja dëshirën për dekorimin dhe të bukurën përpos punës së përditshme, e përdor edhe në pjatat që servir për familjen e saj. Pikërisht këtë pasion, ajo e rrëfeu edhe në ‘Rreze Dielli’, ku tregoi se si i dekoron pjatat që të duken po aq bukur sa në restorant.

“Nuk kam një libër kuzhine por më pëlqen që të krijojë me ato mundësi që kam, sepse ti nxjerr dicka nga vetja jote” tha ajo.

Megjithëse për shumë zonja të dekorosh një pjatë mund të duket si një proçes që të merr shumë kohë, për Anila Hetojën është një moment relaksi.

“E kam si moment relaksi, më pëlqen, sidomos në fundjavë. Nuk më merr shumë kohë, më vijnë në moment idetë për të kuruar një pjatë ose kur nuk kam diçka, mundohem me ato që kam. Ideja është që të krijosh. Kam shumë fruta që i marr në kohën kur janë të stinës dhe i mbaj në frigorifer i ruaj pastaj i përpunoj si shegët, boronicat ose fruta të tjera që janë shumë të shtrenjta, i marr dhe i ruaj në frigorifer” u shpreh ajo.

Ndërsa tregoi për zonjat në “Rreze Dielli” disa ide se si mund të dekorojnë pjatat e tyre duke përdorur frutat dhe perimet që i ndodhen në shtëpi. Duke përdorur lëkurat e ndryshme të frutave. Ja disa ide që sjell Anila Hetoja përmes fotove në “Rreze Dielli”

 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh