'Mos nominoni gjyshërit'! Mesazhet optimiste me këngë të Agron Llakajt: Lum si ti Shqipëri që s’ke pleqëri...

Aktori i njohur i humorit dhe i dashur për publikun Agron Llakaj përmes Report Tv dha disa mesazhe optimizmi për të gjithë shqiptarët që janë në karantinë në këto ditë të vështira për shkak të situatës nga koronavirusi.

"Natyrisht në këtë kohë në këtë situatë është fuqi njerëzore të dalësh mbi realitetin, të shkaktosh humor dhe mbi të gjitha të shkaktosh të qeshura, të bësh humor. Por edhe në traditën tonë popullore kështu thuhet, në vdekje humori shpërthen shumë më fuqishëm sesa në një kohë normale. Ne për fatin e mirë, të themi atë që është, Zoti nuk na ka lënduar shumë dhe nuk po na lëndon.

Kërkon vetëm durim, durim për ta kaluar gjithë këtë situatë. Në shtëpi nuk ka gjë më të bukur, se pas kaq shumë vitesh babai të njohë djalin, të njohë vajzën dhe fëmijët të njohin prindërit, rrinë bashkë. Por ajo që është më thelbësorja, unë do t’i thosha të rinjve, duroni pa dalë jashtë një dhe e dyta mos i nominoni ata gjyshërit, mos i nominoni janë një dashuri e madhe, një dashuri që na ka shoqëruar gjithë jetën, që nga fëmijëria deri tani në këto momente dhe për shkak të situatës kur ndihen si mosha më e rriskuar unë them sëbashku të këndojmë atë këngën:

”Xhaxh ka vite që m’thrrasin, por pleqërinë tej e kam flakur,

m’shtohet jeta nga respekti, kur me thonë shokët veteranë

veteranë fjalë nderi, nuk e njohim veten plak, m’rritet jeta nga respekti

kur me thonë shokët veteranë...

lum si ne lum si ti, Shqipëri që s’ke pleqëri’’

T’u japim pak moto, mos ta ndiejnë veten si pleq. Mjafton t’u themi që i duam shumë. Sot ju bëj thirrje në orën 20:00 dilni nëpër ballkone dhe në dritare dhe këndoni mrekullisht dhe fuqishëm me zë të fortë sa t’ju dëgjoj Italia këngë për baballarët tanë të mrekullueshëm. Sot është dita e baballarëve. Në këtë rast edhe dita ime, por fëmijët e mi stonojnë kur këndojnë. Zoti qoftë me ne" ishte mesazhi i tij.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 22/05/2020 11:10

    Respekt dhe dashuri pa fund per veteranet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja