Parodisti i Vlorës për Report Tv: 10 ditë brenda, s'e di ç'ndodh jashtë! Po 'shkruaj' emrat e fëmijëve pas 9 muajve

Parodisti i Vlorës, Afrim Agalliu në një lidhje me Skype për Report Tv nga Vlora thotë se prej 10 ditësh është izoluar në shtëpi duke u futur në karantinë për shkak të koronavirusit. Ai ka një këshillë për qytetarët, që të dëgjojnë specialistët dhe të rrinë brenda. Situatën tragjike ku ndodhet jo vetëm vendi jonë, parodisti i njohur po e shikon edhe një tjetër aspekt, atë komik. Afrim Agalliu shprehet se po përgatit një material humoristik.

Intervista e plotë e Afrim Agalliut për Report Tv

Si po i kaloni këto ditë?
Në gdhihemi dhe ngrysemi në shtëpi sepse nuk ka derman tjetër nëse do të shpëtosh nga kjo mortje detyrimisht duhet të vetëizolohesh ndryshe do të kesh pasoja.

Mosha e tretë nuk po zbaton rregullat, duket se vlonjatët nuk paskan frikë?
Unë jam brenda, kam 10 ditë që jam karantinuar dhe nuk kam dalë fare dhe nuk e di cfarë ndodh jashtë. Sapo ndoqa komentin nga Vlora dhe nuk më vjen mirë që moshat e tjera. Karakteri i vlonjatit është pak i fortë, nuk para thyhet dhe duke i thënë mbyllur i detyron, por duhet kuptuar se ky virus nuk bën shaka, aq më tepër për moshën e tretë. Më çudit ky fakt, është injorancë.

A keni një mesazh optimist?
Pa diskutim mesazhet janë të ndryshme. Unë do të thoja të jemi të bindur ndaj këshillave të specialistëve. Këshillat nuk ka arsye ti përmend, se duke i përmendur kalojnë në sensin tjetër. Kam parë një video të artistëve të shquar italianë, unë shikoj edhe video të shumta humoristike.

Një nga ata aktorët, ishin në makinë dhe dëgjonin këtë 'laj duar, laj duart' e kontestuan në mënyrën e tyre me nëntekstin 'na çmendët' dhe i kishte lezet, duhet të bëjmë kujdes se nuk ka shaka me këtë virus. Unë do të shtoja edhe dicka, kjo kohë që  na lë brenda ka edhe të mirën e saj, rrimë lexojmë, jemi bërë më social dhe të komunikueshëm me të familjes.

Fëmijët që do të lindin pas 9 muajve do të kenë emra të rinj, që unë jam duke shkruar një material humoristik, do të jenë, një ra nga emrat Kovid mbiemrin psh, Kalemi. Ose një tjetër do të ishte Izolim, ose italianët do i vendosin emrin Izola femër. Ose Korona, ose Vaksina, Karantina. Ose ndonjë që do të ketë shpëtuar do i vendosë emrin djalit Shërim, ose Panik, ose Virus. Unë po ngacmohem për të bërë ndonjë material humoristik.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhemil lazaj: 19/03/2020 22:25

    Duhet me pa tjeter qe ta fitojm kte luft duke zbatuar kshillat e mjekeve specialist.alternativ tjeter nuk ka.njerzit duhet ta ngulisin ne kok.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu