SWAZILAND - E sigurtë që këtë lajm do ta keni të vështirë ta besoni, por po ju themi që në këtë botë, ka vende që besojnë në shtrigat që fluturojnë me fshesë. Është pikërisht Swaziland, në Afrikën e Jugut.

Autoritetet atje kanë nxjerrë një urdhër që me siguri do të qeshni pasi ta lexoni: “Shtrigat nuk mund të fluturojnë mbi lartësinë 150 metra. Çdokush që kapet duke fluturuar me fshesë mbi limitin e përcaktuar, do të paguajë një gjobë deri në 43 mijë euro.” Po po, pikërisht kështu.

Njerëzit në këtë vend besojnë te fuqia e magjisë së zezë, ndaj çështja e shtrigave merret shumë seriozisht. Madje vitin e shkuar, një deputet bënë thirrje për një rritje të taksës për mjekët magjistarë, në mënyrë që të lehtësohej kriza financiare që ka pllakosur vendin.  

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)