Rusia kritikoi sot sanksionet e reja të Uashingtonit kundër Moskës, njoftuar një ditë më parë nga presidenti amerikan, Barack Obama, duke nënvizuar se këto sanksione nuk kishin lidhje me realitetin.
"Sanksionet e njoftuara nga presidenti Obama nuk kanë lidhje me realitetin", deklaroi presidenti i DUMA-s (Dhoma e Ulët e Parlamentit), Sergei Narishkine, cituar nga agjencia publike e lajmeve, Ria-Novosti, duke konfirmuar se konflikti në Ukrainë nuk është gjë tjetër vetëm një pretekst për perëndimorët për të sanksionuar Rusinë.
Presidenti amerikan, Barack Obama njoftoi dje aplikimin e sanksioneve të reja kundër Rusisë në sektorin e financave, energjisë dhe mbrojtjes, si përgjigje ndaj veprimeve të paligjshme të Moskës në Ukrainë./ATSH/
/Shqiptarja.com