Rusia do të japë kontributin e saj në angazhimin ushtarak ndërkombëtarë kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik (ISIS), njoftoi ministri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov .
"Ne duhet të japim kontributin ton për përpjekjet e përbashkëta por do ta bëjmë këtë me një objektiv më të gjerë, duke përgatitur një analizë të thellë të kësaj situate", deklaroi ai për agjencinë "Itar-Tass", pak para se të fillonte në Paris konferenca ndërkombëtare mbi luftën kundër ISIS-it.
Ky kontribut është i destinuar të mbështesë qeverinë irakiane, deri sa ata të na garantojnë se janë në gjendje të luftojnë terrorizmin, për të garantuar sigurinë e këtij shteti", theksoi ai.
Moska kishte shpallur në korrik se ka livruar helikopterë dhe avionë luftarakë për Irakun, në kuadër të ndihmave për të luftuar xhihadistët e Shtetit Islamik./ATSH/
/Shqiptarja.com