Ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shoigu, ka siguruar homologun e tij amerikan Chuck Hagel se nuk ka ushtarë apo armatime në 300 kamionët me ndihma humanitare për Ukrainën Lindore. Ky lajm vjen nga Pentagoni, i cili thotë se Hagel, me anë të një bisede telefonike i ka kërkuar sqarime homologut të tij rus në lidhje me karvanin e diskutueshëm të kamionëve.
Një ditë më parë, ministrat e Jashtëm të BE lëshuan një deklaratë duke thënë se “çdo veprim i njëanshëm ushtarak i Rusisë në Ukrainë, nën çdo pretekst, duke përfshirë edhe atë humanitar, do të konsiderohet nga BE si shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare”. Qeveria ruse ka mohuar vazhdimisht armatosjen ose ndihmat ndaj rebelëve pro-rusë që kanë marrë kontrollin në lindje të Ukrainës.
/Shqiptarja.com