Moska përkujton rënien e nazizmit nga Bashkimi Sovjetik, Putin: S’lejojmë askënd të na kërcënojë! Forcat bërthamore, gjithmonë gati

Moska përkujton rënien e nazizmit nga Bashkimi Sovjetik, Putin: S’lejojmë askënd të na kërcënojë! Forcat bërthamore, gjithmonë gati

Presidenti rus Vladimir Putin akuzon perëndimin për arrogancë që rrezikun e përshkallëzimit të një konflikti global por thotë se forcat e tij janë gjithmonë gati dhe askush nuk do të lejohet të kërcënojë fuqinë më të madhe bërthamore në botë duke përmendur fitoren e Rusisë si Bashkimi Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Kjo ishte kryefjala e tij në fjalimin në Moskë pas Paradës së Fitores ne festimin tradicional që bëhet si përvjetor I humbjes së nazizmit.

Më herët Rusia nisi të praktikojë vendosjen e armëve bërthamore taktike si pjesë e stërvitjeve ushtarake dhe për këtë Putin thotë se nuk ka asgjë të pazakontë, pasi kjo ishte një hap i planifikuar më parë. 9 mijë ushtarë morën pjesë në paradën e fitores në sheshin e kuq në 79-vjetorin e fitores sovjetike në Luftën e Dytë Botërore.

Pjesëmarrës në këtë festë ishin presidentët e Bjellorusisë, Kubës, Kazakistanit, Kirgistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit, Uzbekistanit, Guinea Bisau dhe Laos citon La Repubblica mediat ruse. Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un i dërgoi një mesazh urimi presidentit rus Vladimir Putin për fillimin zyrtar të mandatit të tij të pestë si udhëheqës i Moskës, si pjesë e thellimit të bashkëpunimit ushtarak midis dy kombeve.  Hakerat rusë transemtuan në kanalet satelitore ukraianse paradën ruse. 

Rusia ka humbur 478,730 ushtarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt 2022, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës. Luftime gjatë natës ka pasur Odessa, Nikopol dhe Belgorod. Një sulm me dron ukrainas shkaktoi dëmtime në disa tanke nafte në një rafineri në rajonin Krasnodar të Rusisë. Sistemet ukrainase të mbrojtjes ajrore shkatërruan 17 nga 20 dronët që ushtria ruse përdori për të sulmuar rajonin e Odessa në jug të Ukrainës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Vrau ish-gruan Enkelejda Danaj me thikë, lihet në burg shqiptari, shfaq pendesë para gjykatës greke: Kam bërë gabim të madh

Vrau ish-gruan Enkelejda Danaj me thikë, lihet në burg shqiptari, shfaq pendesë para gjykatës greke: Kam bërë gabim të madh