Rusia do t'i bashkohet Bankës Aziatike të Investimeve në infrastruktura (AIIB) promovuar nga Pekini, deklaroi sot zëvendëskryeministri rus, Igor Chouvalov gjatë një forumi ndërkombëtar në Kinë, sipas agjencive ruse të lajmeve.
"Do të dëshiroja t'u informoja se presidenti, Vladimir Putin ka vendosur që Rusia do të marrë pjesë në kapitalin e Bankës Aziatike të Investimeve në infrastruktura (AIIB)", theksoi Chouvalov në forumin Boao, në ishullin jugor të Hainanit, cituar nga agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti.
Projekt i zbuluar në muajin tetor, banka e re e zhvillimit AIIB, që do të vendoset në Pekin dhe do të pajiset me një kapital fillestar prej 50 miliardë dollarësh, është kritikuar nga Uashingtoni, që dominon historikisht institucionet ndërkombëtare të financimit./atsh/
/Shqiptarja.com