MOSKË - Rusia u shpreh e gatshme për të siguruar lëndë të reja djegëse për reaktorët që ajo ka ndërtuar në Iran, deklaroi sot kreu i negociatorëve rus në bisedimet mbi çështjen bërthamore të Iranit për të cilën u arrit më në fund një marrëveshje historike.
"Federata Ruse dhe Rosatom-i (agjencia publike ruse e energjisë atomike - shën. përkth.) janë shprehur të gatshëm për të furnizuar Iranin me lënde të reja djegëse për rikuperimin e reaktorit të ndërtuar tashmë ose për ndërtimin e një tjetri i mbështetur financiarisht nga Moska", deklaroi Sergei Riabkov, në një komunikatë për shtyp.
"Por, kjo ofertë është e vlefshme vetëm për reaktorët e ndërtuar në Iran nga Rusia", theksoi ai.
"Ndërsa, për furnizimin me lëndë djegëse për reaktorët e tjerë ku ne nuk jemi të përfshirë, nuk mund të jap një përgjigje të saktë për momentin", shtoi Riabkov./ATSH/
/Shqiptarja.com