Mosrealizimi i votës së emigrantëve, PD kallëzon në SPAK Nikollën: Shpërdoroi detyrën, pengoi zbatimin e vendimit të Kushtetueses

Ashtu sikurse paralajmëroi Partia Demokratike përmes Sekretarit të Përgjithshëm Enkelejd Alibeaj ka kallëzuar në SPAK kryetaren e Kuvendit Lindita Nikollën për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të realizuar votën e diasporës.

Sipas kallëzimit të bërë nga PD, Kuvendi nuk e zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila imponon plotësimin e vakumit ligjor për votën e emigrantëve. Mdwrsa pwr Nikollwn, nw padi thuhet se ka konsumuar veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe pengim të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës Kushteutese.

“Mbi Kuvendin e Shqipërisë, në cilësinë e organit publik (palë ndërgjyqëse në atë gjykim) të ngarkuar drejpërdrejt me vendimin e Gjykatës Kushtetuese numër 38, datë 09.12.2022, rëndon detyrimi për zbatimin e këtij vendimi, brenda një afati 1 vjeçar nga data e hyrjes në fuqi të vetë vendimit (dita e fundit e përmbushjes së afatit 1 vjeçar daton më 12.01.2023). Shkas fillestar i këtij kallëzimi, është fakti se Gjykata Kushtetuese, ka emetuar një vendim të saj, me numër 38 datë 09.12.2022. Në dispozitivin e këtij vendimi, në pikat 2 dhe 3. Gjykata ka vendosur: 2. Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor. 3. Detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti. Kështu pra, rezulton se mbi Kuvendin e Shqipërisë, në cilësinë e organit publik (palë ndërgjyqëse në atë gjykim) të ngarkuar drejpërdrejt me vendimin e Gjykatës Kushtetuese numër 38, datë 09.12.2022, rëndon detyrimi për zbatimin e këtij vendimi, brenda një afati 1 vjeçar nga data e hyrjes në fuqi të vetë vendimit (dita e fundit e përmbushjes së afatit 1 vjeçar daton më 12.01.2023).

Për më shumë, detyrimi konsiston në “plotësimin e boshllëkut ligjor”, pra miratimi i rregullave normative shtesë, të rangut ligj, proces që sipas Kushtetutës është kompetencë eksluzive e Kuvendit të Shqipërisë. Deri në datën e depozitimit të këtij kallzimi, në bazë të informacioneve publike, nuk rezulton që Kuvendi i Shqipërisë të ketë përmbushur detyrimin për zbatimin e vendimit të Gjykatës”, thuhet nder te tjera ne kallezim.

PD rendit të paktën 5 episode, që sipas tyre, Nikolla ka shkelur ligjin duke evidentuar edhe faktin se vetë kjo parti ka depozituar një sërë nismash ligjore që lidhen me votën e disporës. Vota e disporës u dërgua në Gjykatë Kushtetuese nga shoqata “Diaspora e Lirë”, e cila vendosi 12 dhjetor të 2022 të detyronte Kuvendin për të plotësuar boshllëkun ligjor, por prej asaj kohe asnjë diskutim nuk është bërë në Kuvend. Javën e shkuar edhe një grup aktivistësh të diasporës, protestuan brenda Kuvendit duke hedhur mbi ligjvënësit vendimin e Gjykatës dhe duke I paralajmëruar se do të shkojnë në Hagë.

(kliko për të parë dokumentin e plotë)

B.K/S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 10/05/2024 12:51

    Alibeaj ka kaq kohe ne politik dhe ska bere per vete asnje qytetar!Ky spo fiton dot elektrolatin e brendshem e po i prishin pune emigrantet qe sdo votojn dot!Dembelet e kalojn gjithe diten duke shkruajtur " fletrrufet"e Enver Hoxhes !!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing day'

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing day'