Të paktën 9 persona kanë mbetur të vrarë për shkak të stuhive që kanë goditur Gjermaninë, Austrinë, Zvicrën dhe Britaninë e Madhe. Mediat gjermane raportuan gjithashtu për dhjetra të lënduar nga thyerja e degëve dhe rënia e pemëve në rrugë e mbi automjete.
Sipas të dhënave meteorologjike në malin më të lartë Gjerman, në Zugspitze është rregjistruar shpejtësi ere më e lartë se 190 km/orë. Shërbimet hekurordhore janë ndërprerë dhe stacionet kryesore në Mynih janë evakuuar për shkak të dëmtimeve të çatisë.
Shumë prej viktimave e të lënduarve raportohen si shkak i aksidenteve me makina e goditjeve nga pemët e rrëzuara. Stuhia e pagëzuar me emrin Niklas, kaloi përmes Gjermanisë perëndimore, ndërsa shumica e gjermanëve po kalonin periudhën e pushimeve të pashkëve.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com