Moti i keq në Itali ka shkaktuar një incident shumë të rëndë në liqenin Maggiore. Pasditen e kësaj të diele, një varkë 16 metra e marrë me qira me 24 persona në bord, 22 turistë, përfshirë turistë të huaj dhe dy anëtarë të ekuipazhit, u përmbys për shkak të një stuhie në Lisanza.
Disa nga personat që ishin në bord arritën të shpëtonin veten. 3 persona kanë ndërruar jetë ndërsa 1 tjetër është zhdukur. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shtatë autoambulanca si dhe specialistë të zjarrfikësve dhe zhytësve nga Milano dhe roja bregdetare. Alarmi është dhënë nga një tjetër varkë e cila ka parë pasagjerët në ujë.
Pasagjerët (italianë, izraelitë dhe anglezë) i përkasin një grupi miqsh që morën me qira automjetin për një festë ditëlindjeje. Aksidenti ndodhi pak pas orës 19:00 jo shumë larg brigjeve të kantierit të anijeve në Lisanza, një fshat i Sesto Calende. Afërsia me bregun i lejoi disa, të parët të binin në ujë, të notonin drejt sigurisë, pavarësisht 150 metrave për të shkuar , dhe të tjerët të shpëtoheshin.
Një aksident i dytë, më pak i rëndë, ka ndodhur në liqenin Varese për shkak të motit të keq i cili ka përmbysur disa varka. Banorët përfunduan në ujë, por u shpëtuan.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.3%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 4088
Lajme të tjera
-
Milano kërkon të ndalojë shitjen e akulloreve dhe picave pas mesnate
25 Prill, 13:33
-
U dënuan me 23 vite burg për vrasjen e Shpëtim Frashërit në Torino, Gjykata e Lartë e Italisë shpall të pafajshëm 3 shqiptarë (EMRAT)
25 Prill, 12:08
-
Të dënuar për trafik drogë e grup kriminal, 2 të ekstraduar në Itali
25 Prill, 09:59
-
Itali, vdes foshnja 3-muajshe, prindërit çohen në gjyq për keqtrajtim të vajzës së tyre
24 Prill, 12:10
-
Lega pranon kërkesën e Interit, ndeshja me Torinon luhet në mesditë! Festë pa trofeun në Milano
23 Prill, 15:40
-
Baba i një vajze, ky është 25-vjeçari shqiptar që vdiq në aksident në Itali
23 Prill, 12:19
-
Në kërkim nga Italia për prodhim dhe shitje droge, pranga 39-vjeçares në Dibër
23 Prill, 11:19
-
Itali/ U ekzekutua në plazhin Bora Bora, ‘Sky ECC’ zbulon porositësin e vrasjes së Selavdi Shelajt, pagoi 150 mijë euro (EMRI)
22 Prill, 20:34
-
E rëndë në Itali/ Dy pitbullë vrasin foshnjën 13 muajshe, ia morën të ëmës nga krahët
22 Prill, 13:32
-
Trafik droge dhe armësh, 13 të arrestuar si pjesë e bandës shqiptaro-italiane
22 Prill, 09:34
-
Itali/ Arrestohet 27-vjeçari shqiptar, policia i gjeti 7 doza kokainë dhe rreth 10 kilogramë marijuanë
21 Prill, 17:03
-
VIDEO/ Milano, hedh 25 vjeçaren në shinat e metrosë, arrestohet për tentativë vrasjeje
20 Prill, 20:47