Moti i ngrohtë dhe temperaturat pranverore kanë sjellë këtë të dielë një numër të lartë vizitorësh në plazhin e Velipojës, ku shumë qytetarë kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën pranë detit.

Pamjet tregojnë hapësira bregdetare të pastra dhe të çliruara nga zaptimet, ndërsa pushues të shumtë shihen duke shijuar diellin dhe shëtitjet buzë Adriatikut.

Fotografitë janë publikuar edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë momente nga frekuentimi i plazhit në këtë fundjavë.

Rreth 30 minuta larg qytetit të Shkodrës, plazhi i Velipojës shtrihet përgjatë një vije bregdetare prej 14 kilometrash, nga gryka e Bunës deri në zonën e njohur si “Rana e Hedhun”, duke mbetur një nga destinacionet më të preferuara turistike në veri të vendit.

Vetëm një muaj më parë, bregdeti i Velipojës iu nënshtrua një aksioni të thellë pastrimi të realizuar nga strukturat vendore të shërbimeve publike, në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik.

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Shkurt, 17:02

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit?