Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër, në festën për 35-vjetorin e themelimit të kësaj force politike në këtë degë.

Ajo që vihet re, është se ndryshe nga takimet në qytetet e tjera, Rama ka veshur në Shkodër një bluzë me flamingo (shpendët që ndodhen në zonën e mbrojtur të Lagunës së Nartës).

Mesa duket ky është një mesazh i Ramës për të gjithë ata që protestojnë kundër investimit në Zvërnec, për të treguar që edhe vetë kryeministri është në mbrojtje të këtyre shpendëve.


Lajmi kryesor:

PS Shkodër feston sot 35-vjetorin e themelimit, kryeministri Rama shkon i veshur me një bluzë me flamingo: Ku ishin deri dje këta ambientalistë, kur në pyje dëgjohej sharra elektrike