Për shkak të kushteve atmosferike të paqëndrueshme dhe erës së fortë, trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ka mundur të ankorohet në kalatat e portit të Vlorës, pasi ekziston rreziku i përplasjes me kalatën.

Aktualisht, rreth 800 pasagjerë dhe 150 automjete kanë prenotuar për të udhëtuar ditën e sotme, por nisja është pezulluar për arsye sigurie.

Sipas informacioneve zyrtare, do të ketë një tentativë tjetër ankorimi në orën 13:00, me qëllim marrjen e pasagjerëve, nëse kushtet e motit e lejojnë.

Aktualisht trageti po qëndron në Rad ndërsa anijet e vogla të akostuara në Tri Port.

Ndërkohë deri më datë 7 janar, mjetet e peshkimit do të qëndrojnë të ankoruara në Triport, deri në një njoftim të dytë nga Kapitaneria e Portit.


Lajmi kryesor:

Moti i keq ndryshon itinerarin e lundrimeve Durrës-Bari, si do të lundrojnë tragetet gjatë së hënës (VIDEO)