Motrat tutore, si rekrutoheshin
vajzat e varfëra për prostitucion

Gjashtë muaj përgjime dhe survejime në terren të policisë kanë zbuluar rrjetin e prostitucionit Tiranë-Gjermani. Nën drejtimin e dy motrave I dhe A.Qama përkatësisht 23 dhe 25 vjeç vajza të reja rekrutoheshin duke u premtuar punësim dhe ndarje fitimesh nga aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit.

6 muaj hetime, përgjimet telefonike zbardhën mashtrimet për modele dhe këngëtare
Përgjimet telefonike dhe survejimi në terren në klubet e tallavasë dhe agjensisë fiktive të modeleve ka zbuluar rrjetin e prostitucionet ku rekrutimin e vajzave e kryenin dy motrat 23 dhe 25-vjeçare, I. dhe A. Qama.

Sipas hetimeve të kryera nga sektori i krimeve në policinë e Tiranës ka rezultuar se 5 shtetasit që shihni në këtë foto Ledian Gjoni, Ardit Shmilli, Zamir Hodo dhe motrat I e A.Qamo kishin krijuar grupin kriminal.

(ReportTv e Shqiptarja.com sjell ekskluzivisht fotot e të arrestuarve në Morinë)

[gallery]18942[/gallery]
Fillimisht vajzat që shfrytëzoheshin në Tiranë e më pas dërgoheshin në vendet e BE-së, kryesisht Gjermani. Rekrutoheshin me premtimin se fillimisht do punonin si modele ose këngëtare, por në realitet ato shfrytëzoheshin si prostituta dhe fitimet e mbledhura ndaheshin me dy motrat Qama.

Burime nga policia sqaruan për 'Report Tv' se kryesisht motrat Qama rekrutonin vajza fillimisht në raporte shoqërore e më pas duke para kushtet ekonomike të tyre ato i ofronin punësim duke i shfrytëzuar.

Baza e këtij rrjeti ishte ndërtuar në zonën e unazës së re ndërsa trafikimi i dy femrave për në Gjermani rezulton se ishte hera e parë që tentohej të kryhej nga ky grup.

Një ditë më parë forcat e policisë së Tiranës në kuadër të muajit antitrafik kryen operacionin duke arrestuar në flagrancë 5 të dyshuarit dhe duke bërë të mundur parandalimin e trafikimit të dy femrave përkatësisht shtetases A.R dhe F.D.

Operacioni i zhvilluar në pikën kufitare të Morinës një ditë më parë është drejtuar nga agjentia e seksionit të antitrafikut në policinë e Tiranës dhe janë këto pamjet kur ajo ndërhyn e para për të neutralizuar trafikantët.

Pas arrestimit të të dyshuarve materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe personat janë vënë nën akuzë për grup të strukturuar kriminal, shfrytëzim e trafik të qenieve njerzore për qëllime prostitucioni.

Trafikantet e vajzave neutralizohen nga agjentja speciale
Grupi i trafikantëve i cili përbëhej nga pesë trafikantë të cilat dërgonin femra për prostitucion drejt Gjermanisë, është neutralizuar fillimisht nga një efektive e forcave speciale e policisë së Tiranës.

Ndonëse emri i saj nuk bëhet i ditur, efektivja në fjalë ka qenë e para që ka neutralizuar trafikantët çka nënkupton se ky operacion në të cilin u shpëtuan 2 vajza të cilat po trafikoheshin drejt Gjermanisë është drejtuar pikërisht prej saj.

Në pamjet e publikuara nga vetë Policia e Shtetit, shihet qartë se ajo ka dalë nga automjeti në fillim dhe më pas kanë dalë edhe kolegët e saj.

policja trafiku

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë ku u vra Kristian Marku, shoqërohet Saimir dhe Martin Reçi! Në mars 2023 viktima qëlloi makinën e blinduar të njërit prej tyre

Atentati në Vlorë ku u vra Kristian Marku, shoqërohet Saimir dhe Martin Reçi! Në mars 2023 viktima qëlloi makinën e blinduar të njërit prej tyre