Largimi i Saimir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm ka qenë një lajm aspak i mirë për shume qytetarë por edhe për punonjësit e  institucionit që ai drejtonte.

Pas surprizës së organizuar nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, edhe punonjësit e Ministrisë së Brendshme kanë zgjedhur që ta falenderojnë  atë nëpërmjet disa letrave ku ishin shkruar të gjitha arritjet e Tahirit si ministër i Brendshëm.

Gjithashtu ata kanë shfaqur një video me momentet më pikante teksa ai drejtonte Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ndërkohë jashtë dritares një grup punonjësish mbanin në duar pankarta ku ishte shkruar " ST, një histori suksesi". 

tahiri

tahiri
(Momenti i surprizës për Tahirin e bërë nga MPB)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)