Supersfida e javës në Premier League mes Tottenham dhe Manchester City-t u mbyll me fitoren e ‘spursave’ të cilët ia dolën me shifrat 2-0. Në këtë takim përveç rezultatit vëmendje mori edhe Jose Mourinho, i cili jo më kot pseudonimin e ka ‘special 1’. Trajneri portugez i londinezëve nuk ishte aspak dakord me vendimet e arbitrit dhe më saktësisht ‘VAR-it’, por fillimisht pas ndeshjes për mediat deklaroi:
“Me disa barazime nga rivalët tanë në të njëjtën zonë të klasifikimit, ishte shumë e rëndësishme për të marrë 3 pikët. E kemi ende një sy te vendi i katërt. Ishte një ndeshje ku dihej cilësia e kundërshtarit. Ti do të fitosh, por nuk mund të humbasësh. Jam i kënaqur për djemtë. Vetëm Kevin Frend (në VAR) mund ta shpjegojë pse nuk ishte një karton i kuq faulli i Sterlingut ndaj Dele Alit. Ai ka një shans për ta riparë. Ai vendim do ta kishte ndryshuar ndeshjen. Ndoshta nuk do të kishte qenë një ndeshje kaq e pëlqyeshme me një skuadër me një lojtar më shumë për një orë, por mendoj se ishte karton i kuq i pastër. Penalltia e pritur ishte vullneti i Zotit, sepse nuk ishte penallti.”
Steven Bergëajin ishte autori goli të parë, diçka e mrekullueshme për një futbollist që u ble vetëm pak ditë më parë dhe debutoi në këtë mënyrë. Për këtë Jose u shpreh:
“Është mënyra më e mirë për të ardhur në një klub. Ne nuk po i bënim presion. Ai është shumë inteligjent dhe modest. Të shënosh kundër kampionëve, në debutimin në shtëpi dhe jo një gol normal, nuk mund të kishte më mirë për të,"- shtoi portugezi, i cili pyetjes se si ndihej që mundi rivalin e tij të vjetër i përgjigjet: “Është një kënaqësi të marrësh 3 pikët në një ndeshje shumë të vështirë. Por, unë kam ndjenja më pozitive për Pepin sesa ju mund ta imagjinoni. Kemi punuar së bashku për tri vite.”