Chicago Fire fitoi 3-0 me Montreal për javën e 22-të në MLS amerikane të futbollit. Në këtë duel te goli doli edhe Xherdan Shaqiri, sulmuesi shqiptar. Ndeshja nisi mirë për vendasit, që shënuan në minutën e 9-të dhe 11-të me Gutierrez dhe Selassie.
Duhej minuta e 33-të kur Shaqiri do dhuronte një perlë nga jashtë zone, për të çuar peshë tifozët. Me një skemë të bukur, Selassie asistoi për Shaqirin duke i kthyer "borxhin". Show nga Xherdani, që shkon në kuotën e tre golave dhe katër asisteve këtë sezon. Me këtë fitore, Chicago renditet në vendin e nëntë.