/ATSH/- "Mrekullitë shkencore të Kuranit", është ekspozita e çelur në hollin qëndror të Muzeut Historik Kombëtar, ne Tirane, një ekspozitë e mundësuar nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam(AIITC) në bashkepunim me Komisionin Ndërkombëtar të Mrekullisë Shkencore në Kuran (KNMSH) dhe Komisioni i Grave Xheda.
Në praninë e mjaft personaliteteve të fushave të ndryshme nga kultura, shkenca si dhe besimeve fetare, ekspozita, "Mrekullitë shkencore të Kuranit", prezantoi 60 postera të përmasave të mëdha, ku në seicilin prej tyre shtjelloheshin aspekte dhe përshkrime të ndryshme shkencore që gjenden në vargjet kuranore dhe në fjalët e Profetit Muhamed
Gjatë ekspozitës "Mrekullitë shkencore të Kuranit" , foto realizuar nga Agim Dobi
Ekspozita "Mrekullitë shkencore të Kuranit" pasi është prezantuar më parë në Romë, Madrid dhe Vjenë, dhe në stacionin e 4-tërt të saj ne Tiranë, sjell evidentimin e fakteve shkencore mbi raportin e drejtë që ekziston ndërmjet besimit dhe shkencës.
Gjatë fjalës së çeljes së ekspozitës, drejtori i AIITC Ramiz Zekaj theksoi se "feja është burim i fuqishëm i energjive shpirtërore humane që sjell paqe dhe stabilitet në shoqëri, prandaj dhe ekspozita e organizuar na bën një thirje të prekim kumtimin e Lajmit që zoti na porositi ta bëjmë me anë të dijes, logjikës dhe dialogut".

Tre figura të njohura të mjeksisë shqiptare si mjeku dhe Prof.Bedri Bylyku, mjekja stomatologe Prof. Ruzhdie Qafmolla dhe mjeku nga Gjakova Prof.Ali Iljazi u nderuan gjatë aktivitetit me çmimin "Hoxhë Hasan Tahsini" akorduar nga AIITC dhe komisioni shkencor, për merita të veçanta në fushën e shkencës, edukimit dhe kulturës, çmime këto të cilat erdhën të konceptuara si një vlerësim karriere për kontributin e dhënë nga këto tre personalitete.
Sakaq ekspozita e cila do të mbyllet në datën 24 prill, me promovimin e librit "Muhamedi: Kush është ai", do të shoqërohet përgjatë ditëve me ligjërata të cilat do të mbahen nga Prof. Dr. Ali Iljazi mjek, pedagog në Kosovë, Prof. Dr. Ruzhdie Qafmolla, dhe Prof.Dr. Bedri Bylyku.
/Shqiptarja.com