Gjithë mileti tashmë e di se frazeologjitë e politikanëve gjatë fushatës janë kozmetikë demagogjike që përdoret vetëm për të mbushur thesin me vota. Shumica e premtimeve milionëshe e qindra milionëshe, janë vetëm llafe në çarshi, që nuk kanë kusure. Pra llafeve të kësaj natyre nuk i prehet dëm, sikurse nuk i kërkohet as llogari, sepse të gjithë e dinë se nuk janë të vërteta. Prandaj qytetarët sa të munden “të gjëmojnë” sikur ai plaku kur i ka dëgjuar njerëzit duke rrejtur ashiqare, e duke u munduar të mos lëshojë zë.
Derisa 1 prilli botërisht njihet si Dita e Rrenave, muaji i fushatës në Kosovë mund të konsiderohet si Muaji i Rrenave.
Qytetarët, pas një jave zgjedhjesh duhet të kaliten, sikur spartanët, qëkur t’i dëgjojnë premtimet e politikanëve gjatë fushatës të mos i marrin “afër zemrës”, sepse shpërndarja e milionave nuk ashtë asgjë tjetër, përveç “ëndërr e Nastradinit”.
Ky i fundit kish pa njëherë ëndërr se një tregtar po i jep nëntë grosh, e i thoshte tregtarit se nuk i do nëntë, por i do dhjetë. Duke u shtyrë me tregtarin i del gjumi... Kur e sheh veten se është ëndërr, i mbylli sytë, e zgjati dorën mbi jorgan, duke i thënë... mi jep nëntë grosh se po i marr...
Këta miliona që po i premtojnë politikanët për infrastrukturë, bujqësi, arsim, shkencë, e kulturë... janë irracionale, sepse që tash dihet sa do të jetë buxheti i vitit të ardhshëm dhe i dy-tri viteve pasuese. Gjithë buxheti i paraparë për investime kapitale nuk i plotëson premtimet e dhëna në fushatë. Prandaj mesazhi për ikje nga “alienët” vlen për njerëzit e rëndomtë, që e shohin fushatën nga distanca, ndërsa ata që u shkojnë pas liderëve të partive politike, natyrisht se duhet t’u besojnë “për hatër” sepse gjatë fushatave u bie në dhëmb “ndonjë sheqerkë”.
Kjo është vetëm njëra pjesë e dramës zgjedhore, ndërsa pjesa tjetër lidhet me ndryshimet radikale të politikanëve ose, thënë ndryshe, metamorfozën politike të disa kandidatëve për kryetarë komunash.
Po e nisim me kandidaten për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari, e cila shkoi në pazar dhe nuk hezitoi t’ia kapë karrocën një hallexhiu për t’i ndihmuar që t’i bartë disa thasë me speca. Në shikim të parë duket shumë humane dhe tepër emocionale, sepse keqpërdorimi i fëmijëve në Kosovë është relativisht i theksuar. Por, në anën tjetër, shtrohet pyetja se ku ka qenë Mimoza Kusari katër vitet e shkuara që asnjëherë nuk e ka çarë kokën për këtë kategori. Nuk është reale që një politikan i paprekshëm për katër vjet ose tetë vjet, të shndërrohet në hamall e lypsar vetëm atëherë kur ka nevojë për “kokrrën” e këtyre fatkëqijve.
Nuk është vetëm Mimoza që u ka rënë në sy njerëzve në këto ditë zgjedhjesh. Është edhe kryeministri Hashim Thaçi, i cili shkon dyqan më dyqan për t’ua kërkuar votën. Fushatën “derë më derë” nuk e kanë zbuluar kosovarët, por është jashtë normales, që t’ua dëgjojë hallin hallexhinjve, vetëm kur politikani ka dobi nga ta.
Ndërsa më së paku fushatë zgjedhore është vizita e Isa Mustafës dhe e Agim Çekut te shoqatat me nevoja të veçanta. U tha se nuk është fushatë, por këto lloj takimesh tejkalojnë fushatën. Të verbrit dhe ata me sindromin Down, kanë një mal hallesh dhe kërkesash, të cilat nuk i kanë të sotme, por i kanë trashëguar me vite. Mustafa është kryetar i Prishtinës ndërsa Çeku ministër në qeverinë aktuale. Të dy kanë pasur qindra mundësi që t’u ndihmojnë këtyre njerëzve me nevoja të veçanta e nuk e kanë bërë kurrë, ndërsa tani e kanë gjetur fushatën zgjedhore për t’u marrë me hallet e tyre.
Fushata është marketing politik për t’i fituar zgjedhjet, por edhe në këtë shteg duhet ecur këmbëzbathur dhe nëpër tokë, jo qiellit sikur “hajnat e Bagdadit”.
Marrë nga "Zëri"
/Shqiptarja.com