Muhamed Veliu, i kërkon 60 mln
lekë Bushatit dhe Shkullakut

Muhamed Veliu, i kërkon 60 mln<br />lekë Bushatit dhe Shkullakut
TIRANE- Zbulohet shuma që gazetari Muhamed Veliu i kërkon në gjykatë dy kolegëve të tij Andi Bushati dhe Armand Shkullaku.

Në padinë civile të Veliut thuhet kërkohet një dëmshpërblim prej 60 milion lekë të vjetra dhe të detyrohet të paditurit të paguajnë një përgënjeshtrim për lajmin e datës 08.07.2015 me titull "Merkel i përgjigjet ftohtë pyetjes së parapërgatitur të Top Channel", të publikuar në portalin Lapsi.AL si dhe fshirjen e çdo publikimi nga i padituri me përmbajtje shpifëse dhe fyese.

Çështja tashmë është në fazën fillestare të hetimit gjyqësor dhe se pritet që dosja të shqyrtohet nga Ibrahim Hoxha. 


Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë