Mundesi e artë për në SHBA nuk është vetem Lotaria Amerikane. Ambasada e SHBA-së në Tiranë në profilin e saj në Facebook në rubrikën “Pyesni Konsullin” sqaron procedurat për të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë interes të vizitojë Shtetet e Bashkuara apo të shkojë atje për të jetuar.
 
Ambasada e SHBA fton interesuarit që të aplikojnë në programin YES! Për më shumë informacion, dërgoni një email në: [email protected]”.
 
Programi YES u afron studentëve të shkollave të mesme në Shqipëri një shans për të jetuar në një familje amerikane dhe për të studiuar në një shkollë të lartë amerikane për një vit falas.
 
YES është i mbështetur plotësisht nga DASH dhe zbatohet nga Këshilli Amerikan.
 
Nëse jeni në vitin e 10 ose 11 të shkollës së mesme dhe keni nota shumë mirë ose më mirë, keni lindur nga 1 janari 2000 deri në 15 korrik 2002 e dëshironi të regjistroheni për një test, dërgoni një email në adresën [email protected], thuhet në njoftim.
 
“Pyesni Konsullin” është një përmbledhje pyetjesh dhe përgjigjesh të përzgjedhura, të përgatitura lidhur me tema në interes për qytetarët shqiptarë.
 
dy.b/shqiptarja.com