Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili do t’i paraqitet shqiptarëve në fletën e votimit si kryetar i koalicioni të tij me Berishën, po e shfaq veten si ‘lider të opozitës’ edhe në spotet elektorale.

Teksa i ofrohet shqiptarëve si imazh i opozitës, Ilir Meta, i cili në rininë e tij ka qenë peshëngritës ka zgjedhur ‘ta sfidojë’ Ramën jo në peshëngritje, por në sportin e Kryeministrit,  atë të basketbollit.

Ai ka postuar një video, në të cilën luan me disa fëmijë dhe bën edhe kosh.

“Koha për trepikëshin” thotë Meta, teksa shënon.