Mungesa e fantazisë së opozitës!
Ilir Meta dhe Sali Berisha
Është e disata herë që Berisha premton protesta të fuqishme për të rrëzuar Ramën, dhe si rrjedhim është bërë viktimë e deklaratave të tij. Tashmë po ia kërkojnë edhe ndjekësit e tij, si e vetmja mënyrë që të rrëzojnë qeverinë.
Mirëpo Berisha është ujk i vjetër dhe e ka të qartë që kjo rrugë nuk e sjell dot në pushtet. Jo më larg se dy vite më parë opozita, e cila për më tepër në ato vite ishte formalisht e bashkuar, organizonte protesta të vazhdueshme, por këto nuk e rrëzuan dot Ramën, përkundrazi, i dhanë fitoren.
Rasti i protestës së Ilir Metës ishte një lakmus që tregoi se pehashi i popullit opozitar është i ulët për të bërë reaksion. Ndërkohë sistemi që ende u ka mbetur në mendje ndjekësve të tij, janë protestat të cilat troshitën pushtetin e Nanos para 20 vjetësh.
Mirëpo kohët kanë ndryshuar. Dje një pjesë e Tiranës ndiqte “Kavaleria Rustikana” në Teatrin e Operas; të tjerë ndiqnin “Ivanov” të Çehovit në Teatrin Turbina, kurse shumica po shijonte ditët e fundit me diell në bregdet ose të parat të ftohta në Malësi.
Stofi social i vendit ka ndryshuar, por mesa duket këtë vetëm në breg të Lanës nuk e kuptojnë. Shqiptarët janë bërë imunë nga parullat populiste mbi pensionet dhe varfërinë, ujin dhe korrentin. Jo se problemet nuk ekzistojnë. Por ata janë aq inteligjentë sa të kuptojnë se oferta, është që një pjesë të vjedhë në kurriz të komshiut, por asgjë realisht reformatore.
Gjithsesi në llogari të fundit, kaq gjë e di edhe Berisha, dhe për gjynah janë ata që besonin se protestat ndryshe të Berishës do rrëzonin Ramën. Tirana ka ndryshuar, Shqipëria ka ndryshuar. Kurse Berisha vërtet nuk është më në gjendje të prodhojë ide të reja, por sa të mbajë në ajër ata që e besojnë, di. Kjo nuk të bie në pushtet, por pushtetin tashmë nuk e do as ai vetë.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dy standardet/ Në 2009 nismë për lejimin e martesave gay, sot Berisha kopjon Trump: Vetëm 2 gjini, dënim për ata që përmendin Prindin 1 dhe 2
29 Janar, 21:51
-
Xheni Karaj: Berisha luftë imagjinare kundër LGBTI, po kopjon Trump që t'i heqë ‘non grata’-n! VIDEO si mbrojti martesat brenda së njëjtës gjini
29 Janar, 19:37
-
Adriatik Doçi: Faktet/ Berisha propozoi ligj për martesat gay pas takimit me Soros, sot propozon të kundërtën nga halli i non gratës
29 Janar, 16:55
-
Berisha: Balluku në krye të krimit elektoral! Dorëzojmë ligjin që njeh vetëm 2 gjini (por në 2019 propozoi martesa brenda së njëjtës gjini)
29 Janar, 13:18
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq
28 Janar, 22:55
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Beqiri në Report Tv: Për 21 janarin ka prova të reja, Berisha urdhëroi krimin! Çoi truprojën me 300 mijë euro te familja e Hekuran Dedës që t’i blinte heshtjen
28 Janar, 18:44
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25