Mungesa e opozitës, rreziqet dhe ndonjë i ashtuquajtur ‘shans’

Mungesa e opozitës, rreziqet dhe ndonjë i ashtuquajtur ‘shans’

Noka dhe Berisha

Ka mbi dy vjet që në Shqipëri po ndodh diçka shumë absurde, paradoksale dhe e padëgjuar ndonjëherë.

Nuk ka më opozitë.

Nuk kishte opozitë, natyrisht, gjatë diktaturës, sepse ishte zhdukur me dhunë, madje edhe Enver Hoxha satrap, diktator, i fuqishëm dhe dominues, në horizont kishte një frikë rivale, nëse jo si një alternativë e menjëhershme, si një perspektivë, prandaj u priste kokën të gjithë atyre që ishin apo i mendonte kundërshtarë.

Tani jemi 32 vite pas shpalljes së pluralizmit politik. Pra, zyrtarisht në demokraci dhe përsëri jemi po njëlloj.

Opozita zyrtare po kalon një periudhë mjerimi dhe introversioni të zgjatur, e cila nuk do të përfundojë lehtë dhe shpejt. PD është ndrë në tre pjesë: PD1, PD2  dhe PD e mesit. Njërës prej PD-ve i është ngjitur edhe LSI, më falni, PL, por unë asnjëherë LSI, përsëri më falni, PL, nuk e kam konsideruar parti opozitare.

E gjithë situata pas 9 shtatorit 2021 zbuloi zbuloi dobësitë strukturore dhe spektakolare të opozitës zyrtare. Dhe tregoi se opozita, qoftë edhe e gjitha bashkë është shumë larg për të qenë një opozitë që që pretendon pushtet.

Merrni parasysh debatet në Parlament. Kë saktësisht do të prisnit me padurim e interes të?

Do të më thoni se nuk është vetëm rasti i Shqipërisë. Ndoshta e njëjkta gjë ndodh në mbarë botën demokratike dhe se situata të tilla politike janë treguesi i kohës sonë.

Pikërisht të gjitha shtetet e mëdha e me traditë demokratike vuajnë të njëjtën varfëri të figurave të forta politike dhe zgjidhjeve alternative.

Nuk do të isha edhe shumë dakord me këtë gjë, sepse vendet me kulturë të gjatë demokratike gjithmonë mbi partinë venë atdheun, gjithmonë mbi interesin apo hallin e njërit po të tjetrit vënë atdheun.

Por mungesa e opozitës nuk është aspak një gjë e mirë. Shoqëria, Shqipëria dhe, sigurisht, qeveria kanë nevojë për të. Rivaliteti dhe oponenca bëjnë gjithmonë mirë, ngrenë nivelin, vepron si kundërhelm ndaj patologjive tradicionale të çdo qeverie.

Dhe qytetarët duan të ndihen sikur mund të mbështeten diku kur janë të pafuqioshëm, t'i drejtohen dikujt kur zemërohen, zhgënjehen ose duan të provojnë diçka ndryshe. Praktikisht zemërimi i qytetarëve shkon në progresion aritmetik kur mendojnë dhe binden se nuk kanë më asnjë alternativë alternativë. Dhe, ç’ka është më e rëndësishme, shndërrohet në një tërbim antisistemik, sepse konsolidohet besimi se “sistemi” nuk ofron zgjidhje.

Ose ndodh e kundërta e “tërbimit”. Njerëzit zhgënjehen, bien në apatinë e mungesës së shpresës apo besimit se diçka do të ndryshojë dhe, në kutinë e votimit, kur shohin se çfarë opozite kanë përballë, vendosin të votojnë përsiri për të rrogën që marrin në administratë, apo për premtimin e një pune në administratë.

Vendi përballet me sfida të mëdha. Një pjesë e shoqërisë është nën presion financiar, pasi gjithçka përreth bëhet më e shtrenjtë dhe ndonjëherë bëhet e paarritshme, si buka e përditshme. Do të ketë gabime dhe dështime, dhe kjo është krejtësisht e natyrshme. Pyetja është se kur, ku dhe si do të kanalizohet edhe lodhja, edhe reagimi.

Rama ka vepruar me shumë zgjuarsi për të fragmentarizuar opozitën dhe të drejtën e saj. Duke investuarnë një opozitë, e cila nuk frymëzon e as sjell frymë, me militantët e saj që zihen egërsisht, duke prishur miqësi apo duke u sharë me libër shtëpie, se me cilën PD janë: PD1, PD2 apo PD-në e mesit!

Ka vepruar drejt?

Aspak! Një vend pa opozitë rrezikon të shkasë në autokraci dhe diktaturë të një modeli të moderuar. Qendrën dhe të drejtën e saj.

Në këto 32 vite u investua që në Shqipëri të mos kishte një të djathtë të fortë, si alternativë qeverisëse për vendin.

E djathta u copëtua, për të mos u bashkuar e mos frymëzuar kurrë, ndërkohë që sistemi ynë pluralist është një sistem ku partitë shihen thjesht si prona private, parti pa zgjedhje, parti me rotacion familjar, parti pa elemente reale legjitimiteti, demokracie dhe konkurimi; parti pa vlera dhe parime demokratike të funksionimit, vendimmarrjes, përfaqësimit.

Megjithatë, dhe le të bëj këtu pak edhe “Avokatin e Djallit” mungesa e një opozite ka edhe anët e veta pozitive, sado term i papërshtatshëm është ky.

Qeveria i jep të drejtën vetes të ndërmarrë reforma të guximshme. Pa një kërcënim të dukshëm politik dhe pa sfida të vështira për katër vitet e ardhshme, qeveria ka një mundësi të artë për të bërë ndryshimin, reforma e investime të mëdha.

Por faktet janë kokëforte dhe kanë treguar se kjo qeveri nuk e do ndryshimin, e as do të bëjë diferencën, por thjesht di t’u mbijetojë skandaleve, e ndihmuar edhe nga opozita.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen