Nxënësit e shkollës nëntëvjeçare në fshatin Mengël, rreth 2 km larg qytetin të Elbasanit, përballen çdo ditë me rrezikun e aksidenteve. 
 
Në mungesë të një mbikalimi, ata detyrohen të kalojnë përmes makinave, duke rrezikuar edhe jetën.

Disa nga nxënësit shprehen:
"Kalojmë me vështirësi, vetëm kur s’ka makina mund të kalojmë. Këtu duhet të jenë vizat e bardha”, shprehet.
 
"Këtu nuk ka as mbikalim ku të kalojnë fëmijët, mund të ndodhin aksidente".
 
"Është shumë e rrezikshme sepse ka shumë lëvizje makinash dhe ka shumë nxënës."

"Është një kthesë shumë e keqe për shkak se kemi dhe shkollën që nxënësit mund të kalojnë rrugën dhe nuk ka as mbikalime dhe as trotuare. Ndodhin edhe shumë aksidenete në këtë rrugë."
 
Shkolla është ndërtuar pak metra nga rruga nacionale dhe në disa vende nuk ka rrethimin e duhur që të sigurojë nxënësit nga dalja në rrugë. Problematike e shohin situatën edhe prindërit, të cilët apelojnë për ndërtimin e një mbikalimi.

"Makinat ecin shumë shpejt por edhe kthesa është e rrezikshme. Qendër e banuar është shkolla është bërë pranë. I vetmi gabim është shkolla shumë pranë. Këtu duhet patjetër një mbikalim", shprehet njëri prej tyre.
 
Para disa muajsh në këtë  segment është vendosur sinjalistika horizontale duke paralajmëruar një vend të rrezikshëm siç është ‘Ura e Lizës’, por nuk është menduar se 100 metra më lart nxënësit kalojnë mespërmes rrugës pa asnjë mbrojtje, pa vija të bardha, pa semafor dhe pa mbikalim.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com