Mungon prokurorja, shtyhet seanca gjyqësore për tre të arrestuarit e përfshirë në sulmin ndaj 'Hotel Volorekës'

Mungon prokurorja, shtyhet seanca gjyqësore për tre të arrestuarit e përfshirë në sulmin ndaj 'Hotel Volorekës'

Të arrestuarit, Anterio Kaloshi dhe Meard Berberi

Seanca gjyqësore për Meard Berberin, Anterio Kaloshin dhe Ervin Kalajën të arrestuar për sulmin me armë në hotel ‘Voloreka’ më 8 gusht është shtyrë për më datë 18 shtator. Shkak është bërë mungesa e prokurores.

Gjykimi për ta u transferua në Tiranë pasi Gjykata e Pogradecit shpalli mos kompetencë duke qenë se organi akuzës së këtij qyteti i akuzonte këta të fundit vetëm për arsenalin e armëve të sekuestruar gjatë arrestimit në Tiranë dhe jo si pjesë të grupit të atentatorëve që organizuan dy sulme me armë në hotel “Volorekën” në Pogradec.  Kështu ka qenë avokati i Meard Berberit i cili dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve të dy sulmeve, që ka kërkuar gjykimin e çështjes në Tiranë, kërkesë kjo e pranuar nga gjykata e Pogradecit.

Arrestimi i tyre u bë më 13 gusht ku Meard Berberi konsiderohej si organizatori i dytë pas Ilir Berberit, Anterio Kaloshi në rolin e atentatorit dhe Ervin Kalaja ndonëse nuk kishte lidhje strehoi në Linzë dy të përfshirët në ngjarje. Kalaja dhe Berberi në seancë deklaruan se janë me arsim të lartë dhe kanë përfunduar studimet për juridik.

Kujtojmë se Gjykata e Korçës la më 15 gusht masën e sigurisë 'Arrest në burg' për Anterio Kaloshin, i arrestuar si ekzekutori i ngjarjes së rëndë në Pogradec ku u qëllua me breshëri plumbash në drejtim të hoteli Volorekës më 8 gusht. Anterio Kaloshi mbrëmjen e 8 gushtit qëlloi me 100 plumba në drejtim të dhomës së djalit pronarit, Jetmir Muçollari, ndërsa pamjet u filmuan nga kamerat e sigurisë.

Shkak i sulmit është bërë se autorët nuk kanë dashur që pronari i hotelit, Jetmir Muçollari të dëshmonte në një seancë gjyqësore, por kur kanë hasur rezistencën e tij, kanë organizuar sulmin me armë, ku referuar policisë kanë tentuar që t'i vrisnin djalin. Fatmirësisht si pasojë e sulmit, pati dëme vetëm në godinën e hotelit dhe të 7 makinave të parkuara.

Për sulmin e ndodhur në Hotel Voloreka janë arrestuar 7 persona, ndërsa organizatorë të këtij sulmi kanë qenë Ilir dhe Meard Berberi, dy persona me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës. Ilir Berberi hiqej si polic, duke mbajtur me vete një mjet identifikuar nga uniformat blu, e ndërsa Meard si avokat. Dy dokumentet e falsifikuara u gjetën nga policia, në mesin e arsenalit të armëve që ishin të fshehura në garazhin e Ervin Kalajës, ku fshihej prej Meard Berberi. Gjykata e Pogradecit vendosi më parë masën arrest me burg 40 ditë për të implikuarit në ngjarjen e Tushemishtit, Ilir Mecollin, Ardian Xhuti dhe Elvir Haxhia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ma..shah..allah: 13/09/2020 15:14

    keta jane cuna t mire, pse prokuroria kerkon t beje punen e saj vetem nga kercenimi qe i kane bere te shoqit te prokurores dhe Topuzit qe nuk eshte bindur akoma per te marre persiper gjithe fajin? Leni Çunat se kane dhe disa biznese te tjera per gjobevenie... mos ua nderprisni Hovin,,, gjynaf dhe ata nuk rrine dot pa Audi A8

    Përgjigju
    • Kote: 14/09/2020 07:22

      Po pra ke te drejte

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tirana rrezikon mbijetesën, pesë titullarë bëjnë gati 'valixhet'

Tirana rrezikon mbijetesën, pesë titullarë bëjnë gati 'valixhet'