Nxënësit e shkollës profesionale "Kolin Gjoka" në qytetin e Lezhës po përballen me mungesë të teksteve shkollore.
 
Edhe pse kemi hyrë në javën e tretë nga fillimi i vitit të ri shkollor disa prej teksteve mungojnë në këtë shkollë, duke detyruar nxënësit që të marrin dijet nga interneti.
 
Problematika pranohet nga vetë drejtori i shkollës "Kolin Gjoka" Bardh Dedgjonaj sipas të cilit shkak për mungesën e librave është bërë vonesa e pullave nga shtëpitë botuese.
 
"Librat e lëndëve profesionale nuk janë kompletuar, pasi shtëpia botuese 'Botem', për një mungesë të një pulle nuk i ka sjellë akoma, por na ka garantuar se shumë shpejt do ti kemi edhe ato.
 
Mungojnë librat e lëndëve profesionale të vitit të 10 dhe është libri i gjuhës frënge. Mësuesit dhe nxënësit po punojnë nga materialet që marrin nga interneti
"deklaroi ai për Report Tv.
 
Mungesa e disa prej librave ka sjellë mjaft probleme në mbarëvajtjen e procesit mësimor, ndërsa është bërë e ditur se problematika do të marrë zgjidhje në një kohë të shpejtë.



dy.b/shqiptarja.com