Murrizi çon në Kushtetuese ndryshimin e Kodit Penal për COVID-in: U shkel rregullorja, e kam kopsitur dosjen

TIRANE-Kryetari i grupit demokrat Myslim Murrizi depozitoi në Gjykatën Kushtetuese një padi lidhur me ndryshimet që u bënë në Kodin Penal në kuadër të gjendjes së krizës së krijuar nga koronavirusi. Murrizi u shpreh për mediat se në miratimin e ndryshimeve në kod u shkel rregullorja e Kuvendit.

Por cfarë konkretisht? Deputeti thotë se pasi deputetët kishin votuar tjetër projekt dhe variant kodi dhe tjetër u shpall i miratuar në fund pas propozimeve të Presidentit. Murrizi u shpreh se ky është një rast kur shqiptarët mund të vërtetojnë paprekshmërinë e kësaj gjykate nga politika.

"Do të depozitoj një padi në gjykatën Kushtetuese për ndryshimet e Kodit Penal të ardhur në seancë në datën 16 prill. Procedura e miratimit të ndryshimeve të kodit të procedurës penale është një procedurë flagrante në shkelje të rregullores së Kuvendit, çka do të thotë në shkelje të ligjeve të Kushtetutës të këtij vendi.

U habita si e dekretoi mbrojtësi i Kushtetutës, garanti i Kushtetutës, nuk po i them gardiani, ai e thotë vetë, atë lloj ndryshimi kur nenet u ndryshuan pasi kishte mbaruar votimi dhe pasi ishte votuar ligji në tërësi. Rregullorja e shpreh qartë që asnjë propozim nuk bëhet pasi ka filluar procedura e votimit. Mbasi ne kishim votuar tjetër projekt dhe variant kodi dhe tjetër u shpall i miratuar në fund. Kemi të kopsitur të gjithë procedurën e ndjekur hap pas hapi, kemi marrë edhe kasetën sa deputetë kanë qenë në Kuvend.

Dhe procedurën si ka ardhur kërkesa e presidentit në Kuvend po atë ditë por duhet 48 orë. Kam bërë të gjithë dokumentacionin gati në bazë të rregullores së Kuvend dhe po shkoj ta depozitoj në gjykatë Kushtetuese. Me këtë rast jo unë po shqiptarët të vërtetojnë edhe virgjërinë e Gjykatës Kushtetuese, sa e pa kapur e paprekur është nga lakejtë e çakejtë e politikës. Një pjesë betohen në buzë të Lanës një pjesë në floktore. Unë po shkoj ta dorëzoj” tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 20/05/2020 17:51

    Shikoni c fytyra njeri me fshatarë se tjetri..

    Përgjigju
  • ben: 20/05/2020 15:58

    Kopsite Lymo,kopsite.

    Përgjigju
  • Figura: 20/05/2020 15:17

    Ahahahahahah, shikoni pak ke ka ne krah zoti murrizi, paska vene dhe gjysme maske ahahahahha eshte ky deputeti qe fundjaven shkarkonte beton nga kamioni ne sarande e therrej e shahej me njerzit aty. Ky deputet i parlamentit shqiptar. Tmerrshme e tmerrshme per gjithe ata djem e vajza shqiptare shkolluara brenda e jashte vendit....trishtim per kete brez te zgjuar e te afte qe ne parlament ka keta palaço!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë