Murrizi: Do vendosim në provë Metën për ndryshimin e sistemit me referendum! Gjikondi: Ja pse deri në 31 mars reforma s'mund të miratohet

Deputeti demokrat Myslim Murrizi që është edhe nënkryetar i Kuvendit i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin 'Pa protokoll' në Report Tv u shpreh se kanë mbledhur firmat dhe do të vendosin në provë Presidentin për të zhvilluar një referendum për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Për Murrizin, tryeza politike që u zhvillua mes PD dhe PS-së nuk është gjë tjetër vetëm se një 'çorbë e prishur'. Sistemi ideal sipas tij do të ishte ai me listat e hapura.

"Listat e hapura janë i vetmi rast për të rrëzuar Ramën nga pushteti. Kjo që po bëjnë këta është një çorbë e prishur. Do ta vendosim në provë edhe Presidentin sa seriozisht e ka për referendumin. Kemi gati dosjen me firmat do ia çojmë. Shqiptarët ta vendosin me referendum sistemin zgjedhor. Nëse Basha kërkon ndryshim të sistemit, unë do i kërkoj falje në foltoren e Kuvendit dhe te kali i Skënderbeut.

Nëse do e artikulojë ndryshimin e sistemit do i kërkoj falje. Kam propozuar listat e hapura kombëtare, vetëm kam qejf mazhoritarin për përplasje kokë më kokë" tha ai. Murrizi deklaroi se draftin që do të bien dakord palët në tryezën e reformës nuk do ta votojë as nëse do të marrin urdhër nga ambasada e SHBA-së. "Jo! Mua nuk ka ambasadë që më bën presion as me vizë dhe as me viç".

Edhe nënkryetari i PR-së, Blendi Sulaj e pranoi se listat e hapura janë në interesin e partive të vogla. "Ne jemi për listat e hapura. Nëse do të shikonim interesin tonë është mazhoritari, por e rëndësishme është si të vijë opozita në pushtet. Unë dua listat e hapura për të votuar qytetarët shqiptarë dhe e dyta për standardet" tha ai.

Palët kanë deklaruar se para 15 marsit do të miratohet reforma zgjedhore, por aktivistja e shoqërisë civile Brizida Gjikondi u shpreh se vendi deri në 31 mars ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme dhe bazuar në ligj nuk duhet të ketë asnjë ndryshim thelbësor të ligjeve që kanë të bëjë me zgjedhjet dhe me shumë gjera të tjera. "Ata janë ulur për të mos bërë asgjë. Kjo marrëveshje nuk ka moral. Dy partitë nuk kanë marrë dakordësinë nga anëtarësia e tyre për këtë marrëveshje për t'u ulur. PD-ja ka pasur dy teza, Unazën e Re dhe dosja e famshme penale 339 dhe 184. Kur je një forcë që mendon se mbart moral nuk mund të negociosh me një person si Gjiknuri.

Ky sistem zgjedhor ka prodhuar një ekonomi kriminale. Këtu ka edhe një paradoks nga ana ligjore, Rama e shtyu gjendjen e jashtëzakonshme deri në 31 mars dhe sipas ligjit gjatë kësaj periudhe nuk duhet të ketë asnjë ndryshim thelbësor të ligjeve që kanë të bëjë me zgjedhjet dhe me shumë gjera të tjera. Ai e shtyu kastile se nuk bën dot zgjedhje. E mori si imunitet. Ajo u shpall, por nuk po zbatohet. Unë preferoj listat e hapura" tha ajo.

Pjesë e panelit ishte edhe gazetari Bledian Koka që kritikoi opozitën për uljen në një tryezë me Damian Gjiknurin. "Opozita bëri gjithë këto protesta vetëm për t'u ulur me Damianin prapë. Damiani deklaroi në shtator se është gati të tërhiqet, por nga presioni që të ulen në negociata, opozita harroi disa gjëra në aspektin e imazhit. Duhet ti kishte kuruar" tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja