Murrizi në Repolitix për partinë e re: Nuk është e huazuar dhe as nga zyrat e Ramiz Alisë! Kulluri për listat e kandidatëve për deputet të PD: Më katastrofë se në 2017

Deputeti Myslim Murrizi i ftuar në emisionin Repolitix ka folur mbi krijimin e partisë së tij politike 'Partia Lëvizja Demokratike e Shqipërisë' me të cilën do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ai thotë se sikundër partitë e tjera, PLDSh nuk është një parti e huazuar apo e dalë nga zyrat e Ramiz Alisë. Murrizi thotë se ajo është një parti, pa humor dhe jo e blerë.

"Në postimin tim të djeshëm thashë se është e vetmja parti që nuk është e krijuar nga ish sigurimi i shtetit apo nga komunista. Myslim Murrizi, Halit Valteri, Arlind Çarçani dhe Alban Zeneli as nuk janë bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit, as nuk na i ka mbledhur firmat qeveria dhe as kemi blerë parti nga dikush tjetër. Kjo nuk mjafton për të qenë të bindshëm në popull. Hap pas hapi ne do të dalim me një program konkret me pak pika dhe besojmë që do na i kenë lënë këta të mëdhenjtë ndonjë deputet. Po t'i dëgjosh, tani thonë se 100 i ka marrë Basha dhe Monika. 74 Rama kështu që ne nuk na mbeten asgjë. Nëse doni një gjë ndryshe. Kur shoh që plehrat me kollare zihen për plehrat me qese të zeza me vjen për të vjellë. Plehrat me qese të zeza nuk mbajnë erë në të gjithë kohës" - tha Murrizi.

Ndërkohë ai nuk ka preferuar të komentojë mbi lëvizjet brenda PD-së ku burime për Report Tv bëjnë me dije se Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë kanë skualifikuar Ervin Salianjin, Endri Hasën dhe disa ish-deputetë të tjerë.

Për këtë, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Edvin Kulluri u shpreh se lista e PD-së për zgjedhjet e ardhshme do të jetë më katastrofale se sa ajo në vitin 2017. Ndër të tjera, Kulluri u shpreh se qytetarët nuk duhet të votojnë dyshen Rama-Basha, kjo pasi sipas tij ata janë bashkë dhe luajnë teatro me njëri-tjetrin.

Ndërkohë gjatë emisionit u shtrua dhe tema më e nxehtë politike për momentin, ajo e inceneratëorëve. Për denoncimet e PD-së mbi këto inceneratorë, deputeti Myslim Murrizi u shpreh se nuk janë gjë tjetër veçse rritje e pazarit për të vendosur gjoba. Ai thotë se ata kalojnë nga njëri biznes në tjetrin sapo marrin pagesat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:18
Denoncimet e PD-së për inceneratorët, Murrizi: Janë ngritje pazari për gjobë

Deputeti Myslim Murrizi komentoi denoncimet e PD-së për inceneratorët për të cilat tha se ato janë ngritje pazari për gjobë.

"8.6 mln euro ka tenderuar bashkia e Kamzës për të pastruar plehrat. Çudia është që 15 bashkitë e zgjedhura në 2015 punojnë me të njëjtin operator me të cilin kanë punuar dhe 45 partitë e PS. Këto kanë bërë tendera për të pastruar plehrat dhe i merr një dorë. Është ngritje pazari për gjobë. Kush të bërtasë më shumë. Mediat kanë gjetur 8 anëtarë të kryesisë andej punojnë me 8 këtej. Këto ditë dalë një tender i freskët e merr një lider i madh i krahut këtej dhe ja jep një lideri super të madh të krahut tjetër. Është ndërruar drejtori dhe thotë se ty ka dhënë ai drejtori i parë, bëj gati lekët tek unë dhe ta jap. Këta janë hallexhinj të përbashkët, ngrijnë piacën. E pe ti që iu çuan tre bizneseve, oligarkët, hajdutët dhe sa fillojnë që bëjnë ndonjë pazar, e ndërrojnë dhe e çojnë grepin diku tjetër" - tha Murrizi.

Ora 22:42
Kulluri: Lista e ardhshme e PD-së më katastrof se sa në 2017! Disa kandidatë për deputet kanë punuar për përçarjen e partisë

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Edvin Kulluri komentoi listën e kandidatëve për deputetë nga demokratët. Ai tha se lista e tyre do të jetë më keq se lista në vitin 2017. Gjithashtu Kulluri tha se disa prej deputetëve në listën e 2017 kanë punuar për përçarjen e PD-së.

"Lista e ardhshme do të jetë më keq. Me disa përjashtime, 80 përqind e listës së 2017 ishte katastrof. Këtë herë do jetë më keq. Ne kemi përjetuar regjimin komunist në Shqipëri. Degradimi demokratik do të jetë më i keq. Sa më shumë masivizon garën, aq më shumë ndriçon kryetarin. Po ky që ka 7 vite që dështon, çfarë do të ndriçojë. Nuk më vjen keq fare për këta figura. Në atë listë kanë kontribuar për përçarjen e PD-së. Kanë qenë bashkëpunëtorë të hapur të Ramës. Janë njerëz që i kanë thënë marshalla djegies së mandateve. Zëvendësimi i tyre me disa të tjerëve, nuk ndryshon asgjë. Lista do të jenë ripërsëritje të anonimatit" - tha Kulluri.

Ora 22:20
Kulluri: Qytetarët që do votojnë të largohen nga dyshja Rama-Basha! Janë bashkë me interesa financiare korruptive

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Edvin Kulluri në Repolitix tha se të gjithë qytetarët që do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme duhet të largohen nga dyshja Rama-Basha.

Ai tha se të dy këta janë bashkë dhe përfaqësojnë një grup interesash të përbashkëta financiare korruptive.

"Në kushtet që jemi, çdo qytetar duke votuar e duke qenë aktivist jashtë dyshes Rama Basha i bën një shërbim të mirë këtij vendi. Unë mendoj se janë bashkë, një grup njerëzish që përfaqësojnë një grup interesash të përbashkëta financiare korruptive. Pavarësisht teatrove që bëjnë duke sulmuar njëri-tjetrin. Ne kemi një elitë shumë të vogël njerëzish që kanë krijuar një problematikë shumë të madhe në shoqëri.  Kemi disa probleme, prona. Nuk kemi zgjidhur problemin e saj. Sot janë disa kompani që fitojnë 90 përqind të tenderave në shoqëri. Inceneratorët është një skandal i qartë dhe i pastër korruptiv. Këtë e them si ish sekretar i përgjithshëm i një institucioni si Ministria e Mbrojtjes dhe jo si retorikë politike" - tha Kulluri.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 23/10/2020 10:24

    Njeherish dy here nuk dilet nga e njejta dere.

    Përgjigju
  • Bledi: 23/10/2020 07:25

    O Murrizo, nga zeri dukesh qe je burre *urve.

    Përgjigju
  • Selfo: 23/10/2020 00:43

    Edhe ky si puna Patozit. Nga "Bindja" te "Lidhja". Si duket do ti zene te terat shkronjat e alfabetit qe te konfondojne logot ne fleten e zgjedhjeve. Ky ska dale nga zyrat e Ramizit (ndjese paste) po nga ato te Shametit... Partise tjeter, per nder te Nolit, virjani emrin "Shuli Demokratik"!

    Përgjigju
  • Boti: 22/10/2020 23:07

    Hajdut muti

    Përgjigju
  • Jim: 22/10/2020 22:28

    Te cafte murrizi lesh ke per te marre edhe ti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!