Kryetari i grupit Demokrat, Myslim Murrizi pas takimit prej dy orësh me kryeministrin Edi Rama dhe Rudina Hajdarin është shprehur i vendosur që nuk do ta votojë marrëveshjen zgjedhore nëse nuk hapen listat.
"Kryeministri Rama vazhdon ta ketë marrëveshje me ata që mohuan të drejtën e votës shqiptarëve. Nuk votojmë asnjë lloj pazari që do t'u shitet shqiptarëve si marrëveshje. Nuk votoj asnjë lloj buzëkuqi apo arnim të Kodit Zgjedhor nëse nuk hapen listat e kandidatëve, nëse nuk zbatohen të gjitha rregullat e vendosura nga OSBE ODHIR. Ramës ia bëmë të qartë që të vazhdonte sa të dojë pazarin, por nuk votojmë asgjë me ato që kemi kërkuar. Rama nuk është pro listave të hapura, nuk i duan shqiptarët si zgjedhës por si votues. Ata do ta ulin me këmbë në tokë zotin Rama. Nuk besoj se jemi zemëruar. Do të kemi takime për çështjen e hapjes së listave. Nuk do të heqim dorë nga depolitizimi. Është shumë e rëndësishme që palët në zgjedhje të jenë të qeta e të qarta", tha Murrizi.
Lajmi kryesor:
'Zgjedhorja'/ Hajdari: S'tërhiqemi! Rama: S'ka marrëveshje, PS s'do angazhohet në procese të kapjes së votës në Kuvend! I gatshëm të diskutojmë hapjen e listave me konsensus tri palësh!
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.7%
-
Keq
61.3%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1398
Lajme të tjera
-
Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën
26 Prill, 16:15
-
Rithemelimi kërkoi interpelancë për emisionin në Rai 3, Rama: S’ka urgjencë për autorët e kësaj shfaqje të shëmtuar! Gatuajnë shpifje e ua japin të huajve si akuza
26 Prill, 13:08
-
Emisioni në Rai 3, Rama për 'Corriere': I neveritshëm, paragjykime për Shqipërinë! Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e vendit tim
26 Prill, 10:22
-
Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi për organizimin e panaireve, Rama: Xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë (VIDEO)
26 Prill, 08:18
-
Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë
25 Prill, 22:29
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, u shiti 'sapunin për djathë' italianëve! S’duhet të jetë burrë, do dalë cullak
25 Prill, 19:07
-
'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdori për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë
25 Prill, 18:50
-
Modeli “Benet Beci”, e vetmja rrugë për rrotacionin politik në Shqipëri
25 Prill, 13:38
-
Reforma Zgjedhore/ Rithemelimi kërkon rikthimin e koalicioneve, lista të hapura të partive! Të kthehet marrëveshja e 5 qershorit, mbështesim votën e diasporës
25 Prill, 12:19
-
Emisioni i RAI 3, Rama-moderatorit: Telefonatën time e krahasuat me ndërhyrjet e Kremlinit, s’keni guxim të përballeni me të vërtetën
25 Prill, 09:45
-
Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI
24 Prill, 21:45